//
po lexoni…
AlbLajme

Basha: Aplikimi për kandidat në BE, brenda mandatit qeverisës

lulzim-bashaTIRANE – Vetëm pak ditë pas polemikave për kandidimin e Shqipërisë për anëtarësim të plotë në Bashkimin e Evropian, ministri i Jashtëm,Lulzim Basha garanton se Shqipëria do të aplikojë brenda mandatit të qeverisjes së djathtë për statusin e e vendit kandidat në BE.

Këtë deklaratë shefi i diplomacisë shqiptare e dha gjatë vizitës në Dibër ku mori pjesë në festimet për 18-vjetorin e krijimit të degës së PD-së.

“Qeveria shqiptare do të aplikojë brenda këtij mandati për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Qeveria shqiptare po e ecën e sigurt në procesin e heqjeve të vizave për shqiptarët dhe do ta kurorëzojë atë me sukses”, theksoi Basha.

Gjatë fjalës së tij, Basha u ndal në premtimet e mbajtura të qeverisë Berisha gjatë mandatit të saj të parë.”Falë vullnetit politik dhe punës me përkushtim gjatë këtij mandati u bënë realitet një numër i madh premtimesh si në investimet në infrastrukturë, rritjen e rrogave, persioneve e të tjerë”, u shpreh ai.

Sipas ministrit, falë këtyre arritjeve Shqipëria është bërë një zë i besueshëm dhe që për pak javë do të jetë vend anëtar i NATO-s.”

Diskutim

Ende pa komente.

Lini një koment