//
Arkiva

Arkiv për

Shqipëri- Kosovë, nga sot lëvizja e lirë pa pasaportë

PRISHTINE- Duke filluar nga data e sotshme, pra 1 maji e deri më 30 tetor të këtij viti do te aplikohet regjimi i lehtësuar i kalimit kufitar ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë. Gjatë kësaj periudhe qytetarët e Republikës së Kosovës do të mund të kalojnë kufirin me Republikën e Shqipërisë pa pasaporta … Vazhdoni leximin

Dita e punëtorëve, protesta në sheshet e Tiranës

TIRANE- Protestat e 1 Majit janë parashikuar të zhvillohen edhe në kryeqytetin shqiptar. Konfederata e Sindikalistëve ka njoftuar për zhvillimin e një proteste sot paradite tek sheshi “Ushtari i panjohur” në Tiranë. Protesta është kundër krizës ekonomike, papunësisë dhe varfërisë. Drejtuesit e kësaj konfederate pretendojnë se numri i të papunëve në Shqipëri është shumë i … Vazhdoni leximin

BE, 5 vjet nga koha e zgjerimit të tij

BRUKSEL – Sot mbushen 5 vjet, nga koha kur filloi zgjerimi i Bashkimit Europian. Ministri i Jashtëm çek, Karel Shvarzenberg, vendi i të cilit ka presidencën e rradhës së BE-së, pret që gjatë viteve të ardhshme, në Bllok, të pranohen shtete të tjera, duke filluar me Kroacinë. Në një intervistë dhënë mediave gjermane, kryediplomati i … Vazhdoni leximin

Kartat, nga sot penalitete për ata që nuk aplikojnë

TIRANE- Nga dita e sotme hyjnë në fuqi penalizimet ndaj personave që nuk kanë aplikuar ende për kartat e identitetit. Në bazë të vendimit të qeverisë të miratuar pak ditë më parë, nga dita e sotme nuk do të mund të marrin rrogat të gjithë punonjësit që punojnë në administratë apo në agjenci dhe ente … Vazhdoni leximin

Ivankovic, loje e dyfishte mes Shqiperise e Maqedonise

TIRANE – Branko Ivankovic, njeri prej kandidateve per stolin e Kombetares kuqezi duket se po ben loje te dyfishte ndermjet Shqiperise dhe Maqedonise. Kroati 55-vjeçar, i cili gjate mesjaves ndodhej ne vendin tone per te diskutuar me kreret e FSHF-se rreth emerimit si pasardhes i Ari Han, njekohesisht po vazhdon negociatat edhe me federaten e … Vazhdoni leximin

Raporti, DASH: Shqipëria bashkëpunoi kundër terrorizmit

UASHINGTON – Në raportin vjetor mbi terrorizmin global, me titull “Gjendja e vendeve lidhur me terrorizmin”, Departamenti Amerikan i Shtetit vë në dukje angazhimin e Shqipërisë për të kontribuar me trupa në Afganistan por thekson se përpjekjet e Shqipërisë në financimin e luftës kundër terrorizmit janë minuar nga mungesa e infrastrukturës së ruajtjes së të … Vazhdoni leximin

Britani e Madhe, një vajzë dy vjeçare me koeficient të inteligjencës 156

LONDËR – Një vajzë nga Londra vetëm dy vjeç e katër muajsh është bërë anëtarja me e re e shoqatës “Mensa”, shoqata ndërkombëtare e njerëzve me nivel të lartë inteligjence, pasi koeficenti i saj i inteligjencës është 156, pak më i ulët se i shkencëtarit të madh Ainshtajn, për të cilin thuhet se koeficienti i … Vazhdoni leximin

Mançester Junajted, favoriti kryesor për Ligën e Kampioneve

MANÇESTER – Mançester Junajted vazhdon të mbetet favoriti kryesor për të fituar Ligën e Kampioneve. Pas ndeshjeve të para gjysmëfinale, Djajtë e Kuq kryesojnë listën e pretendentëve së bashku me Barcelonën. Skuadra e drejtuar nga Sër Aleks Ferguson kuotohet nga bastexhinjtë anglezë me koeficientin 2,6 të ndjekur nga skuadra katalane me 3. Ndërkohë shumë larg … Vazhdoni leximin

Arrestohet një 25-vjeçar pasi qëlloi dy uniforma blu

ELBASAN – Policia e Elbasanit njoftoi sot arrestimin e një 25 vjeçari dhe shpalljen e kërkimit për një bashkëmoshatar të tij nga Peqini, pasi akuzohen se kanë goditur dy uniforma blu në detyrë. Në pranga ra sot Arjan Greca nga fshati Bardhas, ndërsa është shpallur kërkimi për Adriatik Cekën. Ata akuzohen, se pas ndeshjes së … Vazhdoni leximin

Banka e Shqipërisë: Qeveria të rishikojë planin e shpenzimeve

TIRANË- Banka e Shqipërisë i kërkon qeverisë të rishikojë shpenzimet e planifikuara për këtë vit. Raporti i fundit i BSH-së, nënvizon se bankat e nivelit të dytë kanë hezituar t’i japin borxh qeverisë, për shkak të shtrëngimit të kushteve të likuiditetit dhe se kostoja e tij është rritur. “Shtrëngimi i kushteve të financimit krijon vështirësi … Vazhdoni leximin