//
po lexoni…
AlbLajme

Aksidenti, humb jetën shqiptari 29-vjeçar Culaj

Makina e aksidentit

Makina e aksidentit

FORLI – Një shqiptar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në Forli, Itali. Ai ishte duke udhëtuar me makinë, kur ka humbur kontrollin e saj dhe ka rënë në skarpatin e rrugës.

Viktima është 29-vjeçari shqiptar, Alban Culaj gjatë aksidentit tragjik. Ai ishte duke udhëtuar në rrugën “Bidentina”, në Civitella. Culaj ka qenë duke udhëtuar me një makinë të llojit BMV, kur ka humbur drejtimin e saj.

Të parët që kanë parë aksidentin ishin një grup punëtorësh aty afër. Ata kanë njoftuar policinë, e cila ka mbërritur shpejt në vendin e ngjarjes, por për shqiptarin nuk kishte më ctë bëhej, ai kishte ndërruar jetë.

Më pas janë njoftuar dhe familjarët e viktimës, të cilët kanë shkuar në morgun e spitalit të Forlit, ku ishte dërguar trupi i 29-vjeçarit emigrant shqiptar.

Sipas policisë, Alban Culaj ka qenë duke udhëtuar jo me shpejtësi, por dy gomat e njërit krah i kanë rënë në kanalin kullues dhe në tentativë për të dalë nga aty, makina është përmbysur. Më pas ai ka gjetur vdekjen.

Diskutim

Ende pa komente.

Lini një koment