//
po lexoni...
AlbLajme

Assange: Skandali në Shqipëri

Tiranë/ 30 Nëntor – Mes shumë industrive në shenjestrën e Julien Assange është edhe ajo e energjisë. Në intervistën e publikuar nga Forbes, themeluesi i Wikileaks flet për një sërë skandalesh, një prej të cilëve, sipas tij ka ndodhur edhe në Shqipëri. Nuk ka data, emra, por Assange flet për luftën mes dy kompanive të naftës, njëra prej të cilave përkrahej nga qeveria shqiptare. “Një shembull. Nisi me diçka që ne e publikuam vitin e kaluar, një çështje terësisht interesante që nuk ishte zgjedhur nga dikush tjetër. Është një firmë nafte teksano-kanadeze, emri i të cilës nuk e mbaj mend tani. Ata kishin puse në Shqipëri që patën shpërthime. Shumë serioze. Ne morëm këtë raportim nga një inxhinier konsulent, se çfarë po ndodhte, duke thënë se kamionët vinin në mes të natës dhe i bënin diçka puseve. Ata po sabotoheshin. Qeveria shqiptare ishte e përfshirë me kompaninë tjetër. Kishte dy prodhues rivale dhe njeri ishte në pronësi të qeverisë, ndërsa tjetri ishte privat. Kështu kur morën raportin, ai nuk kishte një kre. Nuk thuhej emri i firmës, apo se kujt i përkisnin këto puse”, është shprehur Assange.
Për mungesë të dhënash ky informacion nuk u zgjodh nga kompania e themeluar prej Assange, emri të cilës sot shkakton valë frike në qarqet e larta diplomatike të botës. Ai shpjegon se si përzgjidhet për publikim çdo informacioni. “Asokohe po. Unë thashë, çfare dreqin do të bëjmë me këtë gjë. Është e pamundur ta verifikosh kur nuk e dimë nga kush vjen. Mund të ketë qenë një kompani që përpiqet t’i kurdisë diçka tjetrës. Kësisoj bëmë diçka të pazakontë, e publikuam dhe thamë se e kemi marrë këtë gjë, duket sikur është shkruar nga një kompani rivale që synon të diskreditojë tjetrën, por ne nuk mund ta verifikojmë. Na duhet më shumë informacion. Qoftë dokument fals apo i vërtetë, diçka po ndodh. Ose një kompani po përpiqet të diskreditojë tjetrën gjë që është interesante, ose është e vërtetë, që është gjithashtu shumë interesante. Historia mbeti këtu derisa morrën një letër informacion nga një kompani konsultimesh inxhinierike e cila na kërkoi ta hiqnim çështjen. Ne kërkuam që ata së pari të vërtetonin se ishin pronarët”, deklaroi Assange.
Në një intervistë tjetër të dhënë pak muaj më parë, Assange e përmend sërish çështjen e shpërthimit në pusin e naftës në Shqipëri, duke e krahasuar me çfarë ndodhi në Gjirin e Meksikës, megjithëse jo i atyre përmasave.

Advertisements

Diskutim

Një mendim mbi “Assange: Skandali në Shqipëri

  1. ju bej thirrje te gjithe institucioneve arsimore te shikojne diplomat e mesuezve se mesueset te cilat jane ne shkolle te mesme japin mesim ne shkollat 9-vjecare .
    Ata nuk jane te afta tu pergjigjen nxenesve per pyetjet e tyre e jo ti mesojne ato, keshtu ndodh ne qytetin tone Bulqize . Kr i bashkise Bulqize po u jep mandat gjithe gjimnazisteve qe te japin mesim per lende te ndryshme .
    Nderhyni menjehere . Se na late me studim te dobet. ne nuk hyme dot ne standartet evropiane keshtu merrni masa . BULQIZE /ALBANIA

    Postuar nga Arben Cami | 11 Tetor 2011, 23:13

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: