//
po lexoni…
AlbLajme

Policia: Masat për ditën e zgjedhjeve

TIRANE – Policisë e Tiranës, në zbatim të detyrimeve ligjore për zhvillimin normal të zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë, të 28 Qershorit 2009, ka hartuar, ndjekur dhe ka planifikuar të marrë masa për zbatimin e programit të punës “Për masat që do të merren dhe detyrat që do të zbatohen nga strukturat e Drejtorisë së Policisë të Qarkut Tiranë, për sigurimin e rendit e qetësisë për Zgjedhjet e Kuvendit 2009”, thanë sot burime zyrtare nga uniformat blu. Gjithashtu ata bënë të ditur dhe planin e masave dhe urdhërat e dhënë nga Drejtoria e Policisë së Tiranës.

Plani i policisë dhe urdhërat e Brendshem të Policisë së Tiranës.
Për ngritjen dhe funksionimin e Grupit të Koordinimit dhe Drejtimit të shërbimeve të policisë në zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë,
Për ngritjen dhe funksionimin e Grupit të punës, për monitorimin e Mediave gjatë proçesit zgjedhor për Kuvendin e Shqiperisë 2009.
Në muajin Maj 2009, në Komisariatet e Policisë dhe në Drejtorinë e Policise se Qarkut Tiranë është zhvilluar Kursi 1-ditor për detyrat e policisë para, gjatë dhe pas procesit zgjedhor.
Nëpërmjet, Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë Shtetit, i është percjelle Komisionit Qendror te Zgjedhjeve lista e punonjësve të policisë që do të angazhohen me detyra për sigurimin e Objekteve Zgjedhore dhe shoqërimin e Komisioneve dhe materialeve zgjedhore nga Qendrat e Votimit për tek Vendet e Numerimit të Votave.
Të gjitha Subjekteve Politike Dega -Tirane, me shkresë e veçante ju është kërkuar, dërgimi i programeve dhe zbatimin e detyrimeve, në lidhje me mbarëvajtjen e aktiviteteve elektorale të organizuara nga Subjektet e tyre, sipas kërkesave të Ligjit ?Për Tubimet?.
Evidentojme se gjatë fushatës elektorale në Qarkun e Tiranës janë zhvilluar 190 tubime dhe takime elektorale, ku nuk janë evidentuar probleme. Policia ka qënë e pranishme në sigurimin e rendit sipas detyrave të percaktuara në ligj edhe gjatë 3 tubimeve përmbyllese nga subjektet politike LSI, PD dhe PS në datat 25 dhe 26 Qershor 2009, ku gjatë zhvillimit të të cilave nuk është evidentuar asnje incident.
Strukturat e Policisë së Tiranës, janë monitoruar në mënyrë të vazhdueshme nga Drejtoria e Përgjithshme të Policisë Shtetit, Misionet ndërkombëtare që monitorojnë PAMECA-III, ICITAP, OSCE dhe ODIHR.
Bashkëpunim i hapur dhe transparent është vendosur me mediat e shkruara dhe ato vizive, për dhënien e informacioneve në lidhje me masat e marra dhe zbatimin e detyrave ligjore të Policisë në lidhje me zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë.
Drejtoria e Policisë Qarkut Tiranë, ka vënë ne dispozicion te Drejtorise se Pergjithshem të Policise 458 punonjes policie te trajnuar, te cilet do te angazhohen me detyra te policies gjate zgjedhjeve per Kuvendin ne Qarkun e Dibres, Elbasanit, Fierit dhe Korces.
Në datë 27.06.2009, nga ora 11.00? deri në orën 13.00?, u zhvillua instruktimi i të gjithë punonjësve të policisë të angazhuar me detyra për ruajtjen dhe sigurimin e objekteve zgjedhore.
Zgjedhjet per Kuvendin e Shqiperise ne Qarkun e Tiranes do te zhvillohen ne 823 Qëndra Votimi të shtrira në juridiksionin e saj, dhe te siguruara nga Komisariati i Policisë Nr.1,2,3,4,5,6 dhe Kavaje në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë.
I gjithë personeli policor i angazhuar me detyra zgjedhore, është i pajisur me dokument identifikimi, i cili përmban fotografine, gradën, emrin dhe mbiemrin e punonjësit të policisë, numerin kodik, si dhe Numërin e Qëndrës së Votimit apo KZAZ/VNV-se.
Të gjitha automjetet e policisë të angazhuara në detyra zgjedhore mbajnë në xhamin e përparme të tyre tabelen me siglen “Automjet i policisë i angazhuar në detyra zgjedhore” me targën përkatëse, firmën dhe vulën e institucionit.
Sipas policisë, janë marrë masa për sigurimin e KZAZ-ve të cilat janë vendosur në 16, objekte zgjedhore dhe aktualisht po merren masa për marrjen në ruajtje të qendrave të votimit brenda orës 16:00 të dates 27 qershor 2009.

Diskutim

Ende pa komente.

Lini një koment