LAJME – NEWS

Kliko te lexosh lajmin i pari

Posts Tagged ‘Sociale’

Gripi i derrave i afrohet Shqiperise

Posted by AlbLajme on 18 Maj 2009

ATHINE – Gripi i derrave ka mberritur ne kufijte e Shqiperise. Greqia ka konfirmuar zyrtarisht rastin e pare te virusit H1N1, tek nje student greko-amerikan qe ishte kthyer ne Athine pas nje udhetimi ne Shtetet e Bashkuara.

Lajmin e ka komunikuar vete ministri grek i Shendetesise, i cili ka deklaruar se i riu po testohet dhe po mbahet ne karantine.

Ministri ka bere te ditur gjithashtu se pervec studentit edhe persona te tjere me te cilet ai ka pasur kontakte po testohen dhe po mjekohen me tamiflu.

Ai ka shtuar se sektori shendetesor zoteron tamiflu te mjaftueshem per cdo rast.

Posted in E DOBISHME, RAJONI, SHQIPERI | Shenjëzuar: , | Leave a Comment »

Fondacioni “Fëmijët shqiptarë” dhe shkolla “Numan” së bashku për integrimin e jetimëve

Posted by AlbLajme on 18 Maj 2009

FIER – Fondacioni “Fëmijët shqiptarë”, i drejtuar nga znj. Liri Berisha, dhe shkolla private “Numan” në qytetin e Fierit do të mbështesin integrimin e pesë fëmijëve jetimë nga fshati Levani i këtij rrethi, të cilët jetojnë në kushte të vështira. “Të gjithë ata që kanë mundësi duhet të ndihmojnë fëmijët, të cilët nuk kanë shansin të ecin me hapin e të tjerëve, me qëllim që ata të integrohen në rrjedhën normale të shoqërisë”, apeloi zonja Liri Berisha në ceremoninë e organizuar sot në Fier në shkollën “Numan”, një prej shkollave të para private të hapura në këtë qytet që këtë vit feston 10 vjetorin e krijimit.
Duke iu drejtuar nënësve dhe stafit pedagogjik, ajo tha se “Fondacioni Fëmijët Shqiptarë dhe shkolla “Numan” merr përsipër integrimin e këtyre pesë fëmijëve në shkollë, sigurimin e veshmbathjes, ushqimit dhe pajisjen me orendi të banesës ku ata jetojnë”.Më pas znj. Berisha, në emër të fondacionit që drejton, dhuroi për biblotekën e shkollës një kontigjent librash me tituj të ndryshëm dhe 10 biçikleta për nxënësit më të mirë.
Pasi uroi mësuesit dhe nxënësit për 10 vjetorin e shkollës, znj. Liri Berisha u shpreh se “jam këtu për t’u uruar, por mbi të gjitha për të qenë pranë atyre fëmijëve që kanë një fat ndryshe nga ju, kanë probleme ekonomike, kanë humbur prindërit apo kanë probleme fizike”.
Znj.Berisha vizitoi mjediset e shkollës, laboratorët dhe ambientet e mësimdhënies. “Ju keni fat të studioni në një shkollë të re dhe bashkëkohore”, tha ajo duke shtuar se “kur të përfundoni këtë shkollë ju do të jeni të aftë të ecni në jetë dhe të zgjidhni rrugën që vetë dëshironi”.

Posted in SHQIPERI | Shenjëzuar: , | Leave a Comment »