LAJME – NEWS

Kliko te lexosh lajmin i pari

Posts Tagged ‘SHQIPERI’

Parashikimi i motit per diten e neserme

Posted by arti on 18 Maj 2009

TIRANE – Në vendin tonë, dita e nesërme do të vijojë me alternime kthjellimesh e vranësirash, ndërsa priten rreshje shiu, sidomos në veri dhe veri-lindje.

Sipas shërbimit Meteo Alb, temperaturat do të variojnë: në zonat malore 13-26 gradë, në vendet e ulëta 14-30 dhe në bregdet 17-31 gradë celsius.

Posted in PARASHIKIMI I MOTIT, SHQIPERI | Shenjëzuar: | Leave a Comment »

Itali, grupi me lider shqiptar pushton radiot

Posted by arti on 18 Maj 2009

ROME – Sic e kishin parashikuar kritiket dhe specialistet, brenda nje kohe te shkurter, grupi rock pop “La fame di Camilla” doli nga hija amatoriale dhe mberriti ne kanalet me te rendesishme te muzikes italiane.

Keto dite radiot kryesore italiane kane filluar te transmetojne diskun e ketij grupi, te prodhuar nga shtepia e njohur diskografike Universal. Lideri i grupit eshte 28 vjecari Ermal Meta me origjine nga Fieri dhe qe jeton prej 14 vjetesh ne Itali.

Ne kete veper te pare, Ermali nuk ka harruar te fuse dicka nga Shqiperia. Disku mbyllet me kengen “Ne doren tende” te kenduar ne shqip. Tingujt emocionues te kitares krijojne nje atmosfere te embel, me tone nostalgjie.

Ermali shprehet per Top Channel se pikerisht kenga ne shqip duket se eshte me e preferuara nga publiku. Megjithese tanime i jane hapur perspektiva te medha ne Itali, ia thote se ka shume deshire te kendoje ne nje skene shqiptare.

Posted in Europe, SHOW BIZ, SHQIPERI | Shenjëzuar: | Leave a Comment »

Kola: Si e sollëm statujën e “Kokës së Askleptus Zeusit” ne Shqiperi

Posted by arti on 18 Maj 2009

ROME – I nderuar Ambasador. Mësuam nga njoftimi për shtyp i lëshuar nga Ambasada që ju drejtoni, për kthimin e objektit të rëndësishëm arkeologjik ‘Koka e Askleptus Zeusit’ në duart e pronarit të tij të ligjshëm, Shtetit Shqiptar. Si do ta komentonit ju vetë këtë ngjarje?
Ashtu siç e theksova edhe dje në fjalën time, për mua kjo është mbi të gjitha një ngjarje shumë e bukur dhe mjaft e rëndësishme për vendin tonë dhe për kulturën Shqiptare. Rikuperimi i objektit në fjalë ka ardhur si fryt i një bashkëpunimi të shkëlqyer, trevjeçar me institucionet Italiane, në veçanti me njësinë e posaçme të Armës së Karabinierëve të Italisë, e cila është e specializuar në rikuperimin e objekteve të vjedhura apo të humbura të trashëgimisë kulturore dhe arkeologjike. Arritja e rëndësishme erdhi gjithashtu edhe si rezultat i një marrëveshjeje mirëkuptimi, të arritur, pas konsultimit me institucionet Italiane, me qytetarin Italian i cili e kishte blerë ligjërisht ‘Kokën e Askleptus Zeusit’ në ankand.

Cili ka qenë roli i Ambasadës Shqiptare në këtë çështje?
Kthimi i objektit me vlera të rralla arkeologjike është një sukses i diplomacisë Shqiptare në Itali. Arritja është fryt i bashkëpunimit që kemi ndërtuar gjatë këtyre viteve me institucionet Italiane. Përmes kësaj ure bashkëpunimi, ne i kthejmë sot vendit dhe kulturës sonë një nga objektet më të çmuara të trashëgimisë sonë kulturore. Ky fakt ka qenë në themel të emocioneve që kemi përjetuar ditën e Premte, gjatë ceremonisë që u organizua me këtë rast, të gjithë ne, Shqiptarë dhe Italianë, qytetarë dhe përfaqësues të institucioneve të të dy vendeve.
I lumtur dhe i emocionuar ndjehej edhe koleksionisti Italian, i cili, për hir të së vërtetës, duhet thënë se e kishte blerë objektin në një ankand publik, duke e përzgjedhur atë mes mbi 200 objekteve me vlera të jashtëzakonshme, të ekspozuara në ankandin e famshëm Christies’, në Londër, fakt i cili është një tjetër konfirmim i tërthortë i vlerave të mëdha të këtij objekti. Koleksionisti Italian nuk u shfaq i trishtuar që po ja kthente këtë objekt pronarit të tij të ligjshëm, Shtetit Shqiptar, pasi duke vepruar kështu ai jo vetëm që i ka kthyer një pronë të ligjshme trashëgimisë kulturore të vendit tonë, por ka ndërtuar njëkohësisht një miqësi me këtë vend, me institucionet e tij, por edhe me institucionet Italiane. Zotëria Italian është një koleksionist i veprave të artit, i cili përmes këtij operacioni ka bërë shumë miq duke na dhuruar të gjithëve kënaqësinë e kthimit të objektit.

Në deklaratën tuaj për mediat ju keni thënë se duhet të punohet për zbardhjen e odisesë së objektit nga çasti i grabitjes së tij e deri në ditën e sotme?
Absolutisht po. Kthimi në atdhe i kësaj vlere kulturore është vetëm hapi i parë. Mua, juve dhe kujtdo në Shqipëri, qytetarëve, opinionit publik apo institucioneve përkatëse, na intrigon mbi të gjitha fakti që ky objekt ka qenë i vjedhur, prej 18 vjetësh. Vjedhja ka autorë dhe ata duhen zbuluar. Për këtë arsye, unë i kërkova Ministrisë sonë të Kulturës dhe Karabinierëve Italianë, që kësaj pune ti shkojnë deri në fund. Kjo do të jetë dhe etapa e dytë e këtij procesi.
Unë mendoj se duhet të zbulohen e të ndëshkohen nga ligji të gjithë ata që i bëjnë dëme të tilla vendit. Këta persona nuk vjedhin thjesht objekte, por vetë kulturën dhe pasurinë tonë kombëtare. Dëmi që i shkaktojnë ata bashkësisë është shumë herë më i rëndë sesa çdo përfitim material që mund të përfitohet nga tregtimi ilegal i këtyre objekteve.
Kështu, mendoj se drejtësia Shqiptare, në bashkëpunim me drejtësinë Angleze duhet ti shkojë deri në fund kësaj çështjeje. Pyetja kryesore së cilës i duhet dhënë përgjigje është: ‘Si ka shkuar kjo vlerë e jona, e zhdukur që prej vitit 1991, nga Shqipëria në një nga ankandet publike dhe legale më të famshme e më prestigjioze të botës?’ Mendoj se kësaj pyetjeje i duhet dhënë përgjigje dhe duhen vënë përpara përgjegjësisë ata njerëz që trafikojnë vlera të tilla.

Ngjarja e djeshme nxjerr në pah një aspekt të rëndësishëm, por pak të njohur, të punës së institucioneve të vendit tonë në drejtim të ruajtjes dhe rikuperimit të pasurive që përbëjnë trashëgiminë tonë kulturore dhe arkeologjike. Sa e rëndësishme, apo përparësore është kjo çështje për institucionet tona?
Veprimtaria e djeshme është një veprimtari e shtetit dhe e institucioneve Shqiptare. Ajo dëshmon për vëmendjen e madhe të institucioneve Shqiptare ndaj kësaj çështjeje. Natyrisht, mendoj se çdo qytetar dhe çdo zyrtar, institucion, apo administrator publik i kësaj trashëgimie duhet të punojë jo vetëm për ta rikuperuar, por mbi të gjitha për ta ruajtur këtë pasuri dhe për të parandaluar dëmtimet e saj, pasi trashëgimia kulturore është kartëvizita më e sigurt e prezantimit tonë.

Kthimi i Kokës së Askleptus Zeusit shënon edhe bashkëpunimin e suksesshëm të radhës mes institucioneve Italiane dhe institucioneve Shqiptare, në veçanti përfaqësisë sonë diplomatike në Itali. Si do ti cilësonit marrëdhëniet mes dy vendeve tona gjatë këtyre viteve të fundit?
Mund ti përgjigjem kësaj pyetjeje duke u nisur nga momenti i djeshëm. Siç u shpreha edhe më lart, ai është fryt i një bashkëpunimi të shkëlqyer, trevjeçar me institucionet e kulturës dhe të artit në Itali. Pala Italiane kontribuoi jo vetëm për kthimin e këtij objekti në vendin tonë, por u ofrua edhe për të ndërtuar marrëdhënie bashkëpunimi të mëtejshëm, me qëllim trajnimin e specialistëve dhe ekspertëve Shqiptarë në këtë fushë. Objektivi është ai i krijimit edhe në Shqipëri të një njësie të forcave të rendit, të specializuar në mbrojtjen dhe rikuperimin e pasurive të trashëgimisë sonë kulturore. Italia, vend në të cilin gjendet pjesa më e madhe e pasurisë së trashëgimisë kulturore dhe arkeologjike botërore, ka njësinë më të famshme dhe më të përgatitur në botë, në këtë sektor. Pra edhe në këtë sektor kemi nisur bashkëpunimin dhe ai po jep rezultate konkrete.
Unë mund të pohoj se niveli i marrëdhënieve me Italinë aktualisht është i shkëlqyer. Ato janë konkrete dhe shtrihen në të gjitha fushat. Kështu, në fushën e marrëdhënieve politike kemi kontakte dhe shkëmbime vizitash të shpeshta reciproke të të gjitha niveleve, në Shqipëri dhe në Itali, në Tiranë dhe në Romë dhe në qytete të tjera. I shkëlqyer është edhe bashkëpunimi ekonomik. Italia është dhe besoj do të mbetet akoma për shumë kohë partneri i parë dhe kryesor ekonomik i Shqipërisë. I shkëlqyer është edhe niveli i investimeve. Vetëm gjatë periudhës 2008-2009, mes dy vendeve tona janë nënshkruar kontrata me vlerë mbi 5 miliardë euro, implementimi i të cilave po fillon tani. I shkëlqyer është gjithashtu edhe niveli i bashkëpunimit në sektorët e kulturës, një rast konkret i të cilit është edhe ky për të cilin po flasim. Nuk mund të lëmë pa përmendur edhe çështjen e trajtimit të emigracionit Shqiptar në Itali. Të gjithë jemi dëshmitarë sesi ka ndryshuar realiteti i emigracionit Shqiptar dhe sesi po ndryshon edhe perceptimi dhe imazhi i këtij emigracioni në Itali. Emigracioni jonë në Itali, jo vetëm që është ndër më të integruarit, por shërben edhe si një urë e shkëlqyer lidhëse midis dy vendeve tona, me projekte e me bashkëpunime të prekshëm e të gjithanshme. Fakti që Shqiptarët i gjejmë në të gjitha fushat, të impeniuar në realizimin e ëndrrave dhe objektivave të tyre, fakti që kemi numrin më të madh të studentëve universitarë, ndër të huajt që studiojnë në Itali, fakti që kemi mbi 22 mijë ndërmarrje me titullarë Shqiptarë, janë tregues se Shqiptarët i përkasin në Itali një realiteti mjaft pozitiv. Ky realitet është bërë i mundshëm qoftë nëpërmjet një klime të shkëlqyer marrëdhëniesh dypalëshe, ashtu edhe përmes bashkëpunimit dhe punës shumë të lavdërueshme të vetë komunitetit Shqiptar në Itali.

Paralelisht me rritjen e gjithanshme të komunitetit Shqiptar në Itali, sa kanë ndikuar arritjet e qeverisë Shqiptare këto vitet e fundit, si p.sh. hyrja e vendit në Nato, nënshkrimi i MSA-së, etj, për përmirësimin e imazhit të vendit?
Reformat e ndërmarra nga qeveria e vendit, rritja ekonomike, integrimi në Nato, nënshkrimi i MSA-së, partneriteti i shkëlqyer ndërkombëtar që kemi patur, roli që kemi luajtur në rajon në lidhje me çështjen e Kosovës, të gjitha këto elemente e kanë ndryshuar totalisht imazhin e Shqipërisë jashtë vendit. Dhe ky imazh i ndryshuar i Shqipërisë dhe i Shqiptarëve jashtë vendit ka ndihmuar të gjitha marrëdhëniet dhe proceset e afrimit, të bashkëpunimit e të integrimit të qytetarëve tanë. Vendimtarë kanë qenë edhe procese të tjera që ka përjetuar vendi si, serioziteti i përpjekjeve të qeverisë për të rimëkëmbur shtetin ligjor, për vendosjen e ligjit mbi të gjitha, lufta kundër trafiqeve dhe korrupsionit, pajisja e qytetarëve me karta identiteti dhe me pasaporta biometrike, poçes i cili tashmë ka filluar, sigurimi i kufijve. Të gjitha këto elemente po i rrisin standardet e vendit tonë dhe bashkë me standardet është përmirësuar edhe imazhi i vendit tonë duke bërë që Shqipëria të mos jetë më një problem, por një partnere e besueshme në rrugën drejt proceseve integruese. Pranimi në Nato është padyshim ndër arritjet tona më të mëdha. Ai është krenaria jonë, por këto procese integruese do të vazhdojnë dhe janë në rrugë shumë të mbarë edhe me Bashkimin Europian dhe në drejtime të tjera.
Intervistoi nga Italia per ATSH-ne, Benko Gjata

Posted in INTERVISTE, SHOW BIZ, SHQIPERI | Shenjëzuar: | Leave a Comment »

Gripi i derrave i afrohet Shqiperise

Posted by arti on 18 Maj 2009

ATHINE – Gripi i derrave ka mberritur ne kufijte e Shqiperise. Greqia ka konfirmuar zyrtarisht rastin e pare te virusit H1N1, tek nje student greko-amerikan qe ishte kthyer ne Athine pas nje udhetimi ne Shtetet e Bashkuara.

Lajmin e ka komunikuar vete ministri grek i Shendetesise, i cili ka deklaruar se i riu po testohet dhe po mbahet ne karantine.

Ministri ka bere te ditur gjithashtu se pervec studentit edhe persona te tjere me te cilet ai ka pasur kontakte po testohen dhe po mjekohen me tamiflu.

Ai ka shtuar se sektori shendetesor zoteron tamiflu te mjaftueshem per cdo rast.

Posted in E DOBISHME, RAJONI, SHQIPERI | Shenjëzuar: , | Leave a Comment »

Ngjarje e rëndë në Vlorë, thikë në zemër 18-vjeçarit në mes të qytetit (E Plote)

Posted by arti on 18 Maj 2009

VLORE – Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në qytetin e Vlorës, kur një 18 vjeçar është qëlluar befasisht me thikë në zemër. Ai ka vdekur pak minuta pasi ka mbërritur në spital, ndërkohë që policia ende nuk e ka identifikuar dhe kapur autorin e vrasjes.

Ngjarja ndodhi pasditen e sotme pranë vendit të quajtur Kryqëzimi ‘Rinia’. Viktima është Armir Danaj, i cili ka humbur jetën sapo ka shkuar në spitalin rajonal të qytetit, si pasojë e plagëve të marra nga goditja e thikës. Policia nuk është nxituar të japë asnjë version për vrasjen, por burimet bëjnë me dije se menjëherë kanë nisur kërkimet për autorin e saj.

Ngjarja

Edhe pse në një zonë shumë e rrahur nga kalimarët dhe automjetet në këtë kryqëzim, numri i dëshmitarëve ka qenë i vogël. Në momentet e plagosjes i riu ka qenë i shoqëruar me një bashkëmoshatarin e tij, i cili më pas e ka transportuar në spital. Shoqëruesi në momentet e para ka pohuar se gjithçka ka ndodhur shumë shpejt. Sipas tij, vrasësi ka qenë i shoqëruar me një femër, më pas është shkëputur duke qëlluar në befasi 18-vjeçarin. Më tej, dëshmitari kryesor ka dhënë shpjegime në Komisariatin e Vlorës, të cilat janë përdorur në ndihmë të identifikimit të autorit të vrasjes.

Njëri prej infermierëve tregon se djali ka mbërritur me frymë në spital, por nuk është mundur dot ti jepet asnjë ndihmë, pasi sapo ekipi mjekësor ka nxituar ta fusë në sallë, ai ka vdekur. Sipas infermierëve, ai kishte marrë plagë në zemër. Bluzave të bardha nuk u ka mbetur veçse të njoftojnë nënën e 18 vjeçarit, kolegen etyre, mami në repartin e Maternitetit. Trupi i pajetë i të riut, Armir Danaj është dërguar në morgun e spitalit, ku po përgatitet edhe raporti mjeko-ligjor.

Zyrtarisht policia ka dhënë versionin e vrasjes, ndërkohë që ka deklaruar se po punohet për kapjen e autorit, pa dhënë emër konkret për të.

Posted in SHQIPERI | Shenjëzuar: , | Leave a Comment »

500 punonjës te policise trajnohen për zgjedhjet

Posted by arti on 18 Maj 2009

KORÇË – Rreth 500 punonjës të policisë në rajonin e Korçës do të angazhohen për një proces normal të fushatës elektorale dhe zgjedhjeve të 28 qershorit. Me qëllim që ta përmbushin këtë detyrë sa më profesionalisht, policia e Korçës nisi sot një program trajnues, ku veç tyre ishin të pranishëm dhe drejtues nga katër komisariatet e rrethit. Drejtori i Policisë në Qarkun e Korçës, Emri Vata, bëri të ditur në këtë takim se “për 9 ditë rresht, 280 punonjës policie dhe rreth 200 policë të Drejtorisë së Kufirit, do të trajnohen në Drejtorinë e Policisë së Korçës për një zhvillim sa më normal të zgjedhjeve”.
Trajnimi i punonjësve të policisë përfshin njohjen e legjislacionit, që mundëson zbatimin e tij nga efektivat që do të jenë në mbështetje të fushatës elektorale. Ky proces është vlerësuar nga policia si i një rëndësie të veçantë, ndaj 500 punonjës do të trajnohen që të përfitojnë njohuritë e duhura. Drejtori i policisë rajonale të Korçës u shpreh se duke filluar nga viti 2007 Policia e Shtetit ka marrë nota maksimale nga ndërkombëtarët për zbatimin e detyrave ligjore në procesin zgjedhor dhe ky imazh i policisë shqiptare do të ruhet edhe gjatë fushatës elektorale e zgjedhjeve politike të 28 Qershorit.
Vata theksoi se “nuk do të tolerohet asnjë implikim, qoftë edhe i një polici në zgjedhje, pasi prish imazhin e gjithë policisë shqiptare”. Në trajnim, ishin të pranishëm dhe prokurorë, të cilët i njohën uniformat me nene të Kodit Penal për zgjedhjet, për kallëzimet e mundshme penale që mund të bëhen gjatë fushatës së zgjedhjeve si dhe gjatë procesit të votimit.

Posted in SHQIPERI | Shenjëzuar: , | Leave a Comment »

KQZ, një ditë kohë për për listat e deputetëve

Posted by arti on 18 Maj 2009

TIRANE – Partitë politike të rregjistruara pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kanë afat deri më datën 19 maj ora 20.00 për të dorëzuar pranë KQZ-së listat e kandidatëve për deputet, të cilët do të garojnë në 12 qarqet e vendit në zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit.
Ndërkohë që data 15 maj shënoi dhe rregjistrimin e 33 partive të shpërndara në 4 koalicione zgjedhore, ende selia blu dhe ajo rozë nuk kanë bërë publike listën e kandidatëve që do të garojnë në këto zgjedhje. Sipas burimeve të besuara, në të dyja kampet pritet që publikimi i emrave të bëhet i ditur për mediat pasi të mblidhet kryesia e PS-së dhe ajo e PD-së.
Në këto zgjedhje, Qarku i Tiranës pritet të nxjerrë 32 deputetë, ai i Fierit 16 deputetë, Qarku i Elbasanit 14, duke u ndjekur më pas nga Qarku u Durrësit me 13 deputetë, ai i Korçës dhe Vlorës 12 deputetë, Shkodra me 11, Berati do të nxjerrë 8 deputetë, Lezha 7, Dibra 6 dhe së fundmi Gjirokastra 5 dhe Kukësi 4 deputetë.

Posted in SHQIPERI | Shenjëzuar: , | Leave a Comment »