TIRANE – Partitë politike të rregjistruara pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kanë afat deri më datën 19 maj ora 20.00 për të dorëzuar pranë KQZ-së listat e kandidatëve për deputet, të cilët do të garojnë në 12 qarqet e vendit në zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit.
Ndërkohë që data 15 maj shënoi dhe rregjistrimin e 33 partive të shpërndara në 4 koalicione zgjedhore, ende selia blu dhe ajo rozë nuk kanë bërë publike listën e kandidatëve që do të garojnë në këto zgjedhje. Sipas burimeve të besuara, në të dyja kampet pritet që publikimi i emrave të bëhet i ditur për mediat pasi të mblidhet kryesia e PS-së dhe ajo e PD-së.
Në këto zgjedhje, Qarku i Tiranës pritet të nxjerrë 32 deputetë, ai i Fierit 16 deputetë, Qarku i Elbasanit 14, duke u ndjekur më pas nga Qarku u Durrësit me 13 deputetë, ai i Korçës dhe Vlorës 12 deputetë, Shkodra me 11, Berati do të nxjerrë 8 deputetë, Lezha 7, Dibra 6 dhe së fundmi Gjirokastra 5 dhe Kukësi 4 deputetë.
Posts Tagged ‘Politike’
KQZ, një ditë kohë për për listat e deputetëve
Posted by arti on 18 Maj 2009
Posted in SHQIPERI | Shenjëzuar: Politike, SHQIPERI | Leave a Comment »
Rama: Unë kryeministër dhe kryetar Bashkie
Posted by arti on 18 Maj 2009
TIRANE – Në rast se Partia Socialiste do të fitojë zgjedhjet e 28 qershorit kryetari i saj Edi Rama ka lënë të nënkuptohet se ai do të kërkojë të mbajë të dyja postet, atë të kryeministrit dhe njëkohësisht të kryetarit të Bashkisë së Tiranës. Sipas kryebashkiakut, pas zgjedhjeve të 28 qershorit do të vijë dhe ndryshimi i madh që nuk ka ardhur në këto 18 vite edhe në Bashkinë e kryeqytetit.
Pas zgjedhjeve ne do të kemi një aleancë të paparë ndonjëherë atë mes Bashkisë dhe qeverisë. Deklarata e Ramës u bë gjatë inspektimit të rikonstruksionit të një rruge tek Bregu i Lumit.
Posted in SHQIPERI | Shenjëzuar: Politike, SHQIPERI | Leave a Comment »
Lista e “zeze” blu
Posted by arti on 18 Maj 2009
TIRANE – Megjithese ne limitet e fundit te afatit kohor per dorezimin e listes se kandidateve per deputete, edhe Partia Demokratike, ashtu si selia roze po tregohet hermetike per emrat qe ajo mund t’i konsideroje si fituese, ne varesi te qarkut ku ata do te kandidojne.
Arsyeja e mospublikimit te asnje emri eshte jo vetem sepse percaktimi i emrave nuk eshte mbyllur perfundimisht, por edhe per te mos i dhene kohe askujt te kandidoje per ndonje subjekt tjeter zgjedhor.
Megjithe injorimin zyrtar, Poli i Lirise, forcuar nga rikthimi nga pensioni politik i Aleksander Meksit, mbetet nje shqetesim per seline blu.
Por kur mbeten me pak se 24 ore nga skadimi i afatit zyrtar ne KQZ, ora 16 e se martes, te pakten mund te flitet per ata qe nuk do te ulen me ne karriken e deputetit, sepse, ose nuk jane fare ne liste, ose mund te jene poshte vizes qe nga demokratet analizohet si fituese ne varesi te qarkut perkates.
Megjithese asgje nuk eshte zyrtare, besohet se gjysma e grupit aktual te demokrateve do ta kete thuajse te pamundur rinovimin e mandatit te deputetit.
Arsyet per secilin mund te jene te ndryshme, qe nga qendrimet kritike per linjen zyrtare te partise ose qeverise, si ne rastin e zotit Biberaj, i cili se fundmi refuzoi edhe firmen per ngritjen e komisionit hetimor kunder Edi Rames, por edhe klasifikimi i tij si me prane presidentit.
Ne kete klasifikim hyjne edhe emra te tjere, si Sali Shehu, Sami Gjergji, por edhe mbeshtetesit e tij sporadike, si Bujar Leskaj apo Pal Dajci.
Ne listen e shume te rrezikuarve jane emrat e deputeteve te heshtur, si Safet Sula apo emblematiku Idriz Xhumara, i cili megjithese eshte nga deputetet me te mbeshtetur ne vitin 2005, pas kater vjetesh do te mbahet mend per gjera te tjera.
Te pasigurt per lista jane edhe deputetet te cilet nuk arriten te zgjidhen ne zgjedhjet e brendshme te partise, si Aurel Bylykbashi, pasi nga drejtues te selise blu kjo konsiderohet si nje test i pare dhe i rendesishem per zgjedhjen e kandidateve.
Dy emra e kane te sigurt qe nuk do te jene ne listat e kandidateve per deputete. Besnik Mustafaj me largimin vullnetar nga politika nje dite me pare, shpetoi kryetarin e PD-se nga nje vendim i sikletshem per te lene jashte listes ish-mikun dhe bashkepunetorin e tij tropojan, me te cilin kishin ndare kohera te veshtira.
I perjashtuari ekselent i listes eshte Ylli Pango. Kryeministri Berisha jo me larg se te premten deklaroi se nuk ishte aspak i penduar per shkarkimin e ish-ministrit te tij te Kultures.
Ndaj, kesaj radhe lenia jashte listes e Ylli Pangos, jo vetem duket nje vendim i parashikueshem, por kesaj radhe i marre edhe ne me pak se kater minuta.
Posted in SHQIPERI | Shenjëzuar: Politike, SHQIPERI | Leave a Comment »
Lista Roze, ne pikepyetje tre ish-kryeministra
Posted by arti on 18 Maj 2009
TIRANE – PS ndodhet ne fazen e fundit te perzgjedhjes se kandidateve per deputet per zgjedhjet e 28 qershorit.
Ky proces eshte celur qe ne daten 9 maj ne asamblene kombetare te partise dhe po vijon edhe ne keto momente ne kushte krejtesisht hermetike per median.
Rreziku i daljes se informacioneve parprake rreth listave te kandidateve, sipas burimeve ne seline roze, ka lidhje me largimin e tyre drejt partive te vogla, kur mbeten ende edhe 24 ore kohe deri ne skadimin e afatit kohor te dorezimit te listave nga partite dhe koalicionet ne KQZ.
Kryetari i PS Rama po zhvillon konsultime te ngjeshura me figura kryesore te selise roze, rreth hartimit te listave por Top Channel ka arritur te zbuloje disa nga emrat e grupit parlamentar te socialisteve te cilet mund te rrezikojne te humbasin te drejten te perfshihen ne listat e kandidimit, ku bejne pjese te pakten tre ish-kryeministra, ish-kryetari socialist Fatos Nano, Bashkim Fino, Ylli Bufi, Elmaz Sherifi, Vangjel Tavo, Pilo Kerri, dhe Luan Memushi, nderkohe qe kategoria tjeter e deputeteve qe nuk rrezikojne listen por fitoren ne zgjedhje per shkak te renditjes ne lista jane Ermelinda Meksi, Musa Ulqini, Flamur Hoxha, Marko Bello, Albert Caci dhe Rrapush Tola.
Vangjel Tavo mund te sakrifikohet edhe per shkak te marreveshjes me PBDNJ-ne e Dules, pasi nje kandidim i tij do te veshtiresonte daljen e nje deputeti direkt te minoritetit grek, nje arsye qe perplasi Dulen me Nanon ne vitin 2005 dhe solli daljen te vetme te PBDNJ ne zgjedhje.
Por nderkohe negociatat vazhdojne dhe fakti qe asambleja kombetare vendosi qe per grupin e deputeteve aktuale do te vendose vetem kryesia e partise, le hapur marreveshje apo kompromise deri ne minute te fundit.
Por kryetari Rama duket t’i kete me te lehta se rivali i tij Berisha diskutimet rreth listave, pasi ai ka zbuluar strategjine e qeverisjes e cila sipas tij do jete me tekniciene dhe eksperte, qe nuk jane deputete.
Ne kete menyre zoti Rama zgjeron siperfaqen e tortes se pushtetit duke iu premtuar atyre qe nuk do jene ne lista poste te rendesishme ekzekutive, duke shuar disi pakenaqesite qe mund te lindin nga mosperfshirja ne lista, ose nga renditja ne radhet e fundit te listave te kandidateve.
Gjithesesi, PS ka lajmeruar se listat do te dorezohen ne KQZ te marten dhe se nuk ka ne plan te komunikoje me median rreth kesaj ceshtjeje.
Posted in SHQIPERI | Shenjëzuar: Politike, SHQIPERI | Leave a Comment »
Mblidhet Konferenca e PD-së, Berisha: Në Tiranë, fitore si në 1992
Posted by arti on 18 Maj 2009
TIRANË- Konferenca e Partisë Demokratike ka nisur punën për zgjedhjen e kreut të ri për Tiranën. Në garë mes tyre për një mandat katërvjeçar në krye të PD-së së kryeqytetit janë Aldo Bumçi, Lajla Pernaska dhe Gjergji Bojaxhi.
Punimet e konferencës i hapi kryetari aktual i PD-së, njëherësh kryeministër i vendit, Sali Berisha. Me një fjalim euforik, ai përsëriti sukseset e qeverisë së tij, gjatë mandatit 4-vjeçar në të gjitha sferat e në mënyrë të veçantë, arritjet e shumta në Tiranë.
Berisha premtoi se në 28 qershor, Tirana do të bëhet blu në çdo qelizë të saj, duke u shprehur kësisoj për një fitore të padiskutueshme ne zgjedhje.
“Mbajtëm premtime që 4 vite më parë dukeshin të paimagjinueshme, në qendër të të cilave ishte reforma dhe lufta kundër korrupsionit”- tha ai, duke shtuar se “Ishte Tirana, e vendimeve dhe reformave të mëdha historike, të cilat vendosën Shqipërinë në një horizont të ri, lartësuan emrin e saj si asnjëherë më parë. E shndërruan vendin në një kantier ndërtimi, me infrastrukturë tërësisht të re. 28 qershori do të shembë dhe murin e fundit që ka mbetur në Tiranë, murin e ndërtuar me lejet e ndërtimit dhe korrupsionin e tyre”- tha Berisha, duke shprehur sigurinë se fitorja do jetë si në vitin 1992.
Qytetarët e Tiranës ka vijuar më tej ai, duhet ta dinë se ‘qeveria ime, në këto 4 vite ka 5 fishuar grantin për qytetarët e kryeqytetit dhe në këtë nuk përfshihen ndërtimet e mëdha si hyrja e Kamzës një nga më të bukurat që mund të ekzistojë, rrethrrotullimi te sheshi “Rilindja” dhe një seri tjetër veprash’.
Berisha deklaroi se qeveria e tij është e vendosur t’i japë Tiranës infrastrukturën më moderne. Ai i ka kërkuar Ramës të dorëzojë projektin e Unazës së madhe të Tiranës, pasi demokratët janë të gatshëm ta përfundojmë atë brenda një viti.
Posted in SHQIPERI | Shenjëzuar: Politike, SHQIPERI | Leave a Comment »
PS: Interesat e Berishes po izolojne Shqiperine
Posted by arti on 18 Maj 2009
TIRANE – Nje dite pas berjes publike te mendimit te Komisionit Europian se Shqiperia ende nuk i permbush kushtet per liberalizimin e vizave, ka reaguar opozita.
Erjon Brace, i cili kishte zgjedhur te fliste ne rrugen e ambasadave, vecoi si kusht te parealizuar pavaresine e gjyqesorit.
“Pavaresia e gjyqesorit eshte cenuar rende. Kryeministri Berisha ka mbrojtur interesat personale dhe te djalit te tij politik te perfshire ne korrupsion”, u shpreh Brace.
Deputeti Brace premtoi se nje qeveri socialiste pas zgjedhjeve te 28 qershorit do te beje gjithcka per permbushjen e kushteve, duke dhene edhe afate konkrete per heqjen e vizave.
“Une jam i bindur se prej 29 qershorit, qeveria e re, PS dhe aleatet e saj, do te permbushin detyrat dhe do te garantojne duke nisur nga janari 2010, levizjen pa viza te shqiptareve, ne te gjithe vendet e Bashkimit Evropian”, u shpreh Brace.
Nga G99 anetari i kryesise Arbjan Mazniku shprehu keqardhje per mosberjen publike te kushteve qe permbahen ne udherrefyesin qe komisioni i dorezoi qeverise qe nje vit me pare.
“Ate qe nuk e morem dot vesh nga qeveria, e marrim nga Komisioni. Qeveria ngeli ne klase, duke i mohuar te drejten shqiptareve qe ne qershor te levizin lirshem ne vendet e Bashkimit Evropian. Po kane mbetur edhe 40 dite, kur Shqiperia do te kete nje ndryshim te madh”, u shpreh Mazniku.
Posted in SHQIPERI | Shenjëzuar: Politike, SHQIPERI | Leave a Comment »


