Posted by arti on 18 Maj 2009
VLORE – Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në qytetin e Vlorës, kur një 18 vjeçar është qëlluar befasisht me thikë në zemër. Ai ka vdekur pak minuta pasi ka mbërritur në spital, ndërkohë që policia ende nuk e ka identifikuar dhe kapur autorin e vrasjes.
Ngjarja ndodhi pasditen e sotme pranë vendit të quajtur Kryqëzimi ‘Rinia’. Viktima është Armir Danaj, i cili ka humbur jetën sapo ka shkuar në spitalin rajonal të qytetit, si pasojë e plagëve të marra nga goditja e thikës. Policia nuk është nxituar të japë asnjë version për vrasjen, por burimet bëjnë me dije se menjëherë kanë nisur kërkimet për autorin e saj.
Ngjarja
Edhe pse në një zonë shumë e rrahur nga kalimarët dhe automjetet në këtë kryqëzim, numri i dëshmitarëve ka qenë i vogël. Në momentet e plagosjes i riu ka qenë i shoqëruar me një bashkëmoshatarin e tij, i cili më pas e ka transportuar në spital. Shoqëruesi në momentet e para ka pohuar se gjithçka ka ndodhur shumë shpejt. Sipas tij, vrasësi ka qenë i shoqëruar me një femër, më pas është shkëputur duke qëlluar në befasi 18-vjeçarin. Më tej, dëshmitari kryesor ka dhënë shpjegime në Komisariatin e Vlorës, të cilat janë përdorur në ndihmë të identifikimit të autorit të vrasjes.
Njëri prej infermierëve tregon se djali ka mbërritur me frymë në spital, por nuk është mundur dot ti jepet asnjë ndihmë, pasi sapo ekipi mjekësor ka nxituar ta fusë në sallë, ai ka vdekur. Sipas infermierëve, ai kishte marrë plagë në zemër. Bluzave të bardha nuk u ka mbetur veçse të njoftojnë nënën e 18 vjeçarit, kolegen etyre, mami në repartin e Maternitetit. Trupi i pajetë i të riut, Armir Danaj është dërguar në morgun e spitalit, ku po përgatitet edhe raporti mjeko-ligjor.
Zyrtarisht policia ka dhënë versionin e vrasjes, ndërkohë që ka deklaruar se po punohet për kapjen e autorit, pa dhënë emër konkret për të.
Posted in SHQIPERI | Shenjëzuar: Kronike, SHQIPERI | Leave a Comment »
Posted by arti on 18 Maj 2009
KORÇË – Rreth 500 punonjës të policisë në rajonin e Korçës do të angazhohen për një proces normal të fushatës elektorale dhe zgjedhjeve të 28 qershorit. Me qëllim që ta përmbushin këtë detyrë sa më profesionalisht, policia e Korçës nisi sot një program trajnues, ku veç tyre ishin të pranishëm dhe drejtues nga katër komisariatet e rrethit. Drejtori i Policisë në Qarkun e Korçës, Emri Vata, bëri të ditur në këtë takim se “për 9 ditë rresht, 280 punonjës policie dhe rreth 200 policë të Drejtorisë së Kufirit, do të trajnohen në Drejtorinë e Policisë së Korçës për një zhvillim sa më normal të zgjedhjeve”.
Trajnimi i punonjësve të policisë përfshin njohjen e legjislacionit, që mundëson zbatimin e tij nga efektivat që do të jenë në mbështetje të fushatës elektorale. Ky proces është vlerësuar nga policia si i një rëndësie të veçantë, ndaj 500 punonjës do të trajnohen që të përfitojnë njohuritë e duhura. Drejtori i policisë rajonale të Korçës u shpreh se duke filluar nga viti 2007 Policia e Shtetit ka marrë nota maksimale nga ndërkombëtarët për zbatimin e detyrave ligjore në procesin zgjedhor dhe ky imazh i policisë shqiptare do të ruhet edhe gjatë fushatës elektorale e zgjedhjeve politike të 28 Qershorit.
Vata theksoi se “nuk do të tolerohet asnjë implikim, qoftë edhe i një polici në zgjedhje, pasi prish imazhin e gjithë policisë shqiptare”. Në trajnim, ishin të pranishëm dhe prokurorë, të cilët i njohën uniformat me nene të Kodit Penal për zgjedhjet, për kallëzimet e mundshme penale që mund të bëhen gjatë fushatës së zgjedhjeve si dhe gjatë procesit të votimit.
Posted in SHQIPERI | Shenjëzuar: Kronike, SHQIPERI | Leave a Comment »
Posted by arti on 18 Maj 2009
SHKODER – Një 39 vjeçar u ndalua të hënën nga policia Shkodrës, e cila e kërkonte atë prej dy muajsh për akuzën “vrasje me paramendim e mbetur në tentativë” dhe “mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.
Burime zyrtare të policisë lokale thanë se “39 vjeçari Besnik Çujaj, lindur në fshatin Ura e Shtrenjtë në komunën Postribë dhe banues në lagjen “Guerrile” të qytetit Shkodër, u ndalua në shtëpinë e tij, pas një operacioni të mirëorganizuar”.
Ngjarja për të cilën ai akuzohet ka ndodhur në lagjen “Tom Kola” të qytetit Shkodrës, ku ai tentoi të vrasë me armë zjarri Qamil H. Ndaj 39-vjeçarit Gjykata e Shkodrës kishte vendosur masën e sigurisë “arrest me Burg”.
Posted in SHQIPERI | Shenjëzuar: Kronike, SHQIPERI | Leave a Comment »
Posted by arti on 18 Maj 2009
DURRES – Policia e Durrësit arrestoi sot në mesditë një 46 vjeçar, pasi iu gjet me një sasi dozash me lëndë narkotike gati për shitje, ndërkohë që për të njëjtën vepër penale ai ishte dënuar edhe më parë.
Sipas burime të policisë, 46 vjeçari F.Mema, banues në lagjen nr.9 të qytetit, u ndalua sot rreth orës 12.30, pas informacioneve të marra në rrugë operative. Gjatë kontrollit atij iu gjetën 26 doza lëndë narkotike heroinë gati për shitje, me një sasi të përgjithshme prej 12.20 gram.
Posted in SHQIPERI | Shenjëzuar: Kronike, SHQIPERI | Leave a Comment »
Posted by arti on 18 Maj 2009
VLORE – Nje 19 – vjecar humbi jeten pas nje grindjeje me arme te ftohta ne lagjen “29 Nentori” ne Vlore.
Armir Banaj u qellua me thike nga nje bashkemoshatar pas nje grindje banale.
Banaj nderroi jete ne spital pas plageve te renda qe mori ne trup. Policia eshte vene ne kerkim te autorit te vrasjes, identiteti i te cilit nuk eshte bere i ditur.
Posted in SHQIPERI | Shenjëzuar: Kronike, SHQIPERI | Leave a Comment »