LAJME – NEWS

Kliko te lexosh lajmin i pari

Archive for the ‘SONDAZH’ Category

Sondazhi: 54% ne votime, pavaresisht listes

Posted by arti on 21 Maj 2009

TIRANE – Debatet e shumta mbi emrat e kandidateve ne listat e partive duket se nuk do te ndikojne shume zgjedhesit shqiptare.

Sondazhi i Zyres per Mbrotjen e Qytetareve tregon se 54 % e te pyeturve kane deklaruar se e kane vendosur te votojne pavaresisht se cilet jane emrat e kandidateve te partive perkatese.

“Ne muajin prill 98 perqind e votuesve nuk i njihnin te zgjedhurit per zonen e tyre dhe megjithate 54 perqind e tyre kishin vendosur se per ke parti do te votonin”, u shpreh Endrit Shabani, nga “Transparency International Albania”.

Zgjedhjet e 28 qershorit, jane cilesuar si shume te rendesishme per shqiptaret. Ne sondazhin e fundit te Zyres per Mbrojtjen e Qytetareve, ku jane pyetur 1200 qytetare ka rezultuar se78 % e te pyeturve do te marrin pjese ne votime, por 82 % e tyre nuk kane asnje dijeni mbi sistemin elektoral qe percakton menyren sesi duhet te votojne.

Mbajtja e zgjedhjeve te lira dhe te ndershme eshte vene ne pikepyetje nga 53 % e te pyeturve, perkundrejt 22 % shqiptareve qe besojne se gjate zgjedhjeve nuk do te shenohen incidente.

Per 83% te shqiptareve ceshjta e papunesise eshte problemi kyc me te cilin duhet te perballet qeveria e paszgjedhjeve.

Posted in Politike, SHQIPERI, SONDAZH | Leave a Comment »

Sot sondazhi i dytë i Ora News e IPR Marketing

Posted by arti on 18 Maj 2009

TIRANE – “Ora News” dhe kompania lider e sondazheve në Europë IPR Marketing ka publikuar sot në orën 21:00 sondazhin e dytë për zgjedhjet e 28 qershorit. Sipas tij, Partia Socialiste se bashku me koalicionin e saj merr pak me shume se 47 per qind, nderkohe qe Partiam Demokratike se bashku me aletatet merr me shume se 44 per qind.

Nderkaq qe LSI-ja dhe koalicioni i saj, ka marre 7.7 per qind dhe pjesen tjeter e kane marre partite e tjera.

Rezultatet e sondazhit jane publikuar nga Drejtori i IPR Marketing, Antonio Noto dhe nga gazetari, Alfred Peza në studion e emisionit “Ora e Debatit”. Në sondazh janë pyetur 1742 persona nga 12 qarqet e vendit dhe 844 persona janë pyetur vetëm për Tiranën.

Sondazhi është realizuar në periudhën nga 7-12 maj 2009, ku të intervistuarit ia janë përgjigjur pyetjes se nëse sot do të ishte 28 qershori për kë do votonit, ku nga të intervistuarit 49.5 përqind kanë qenë meshkuj dhe 50.5 përqind kanë qenë femra.

Posted in SHQIPERI, SONDAZH | Leave a Comment »