LAJME – NEWS

Kliko te lexosh lajmin i pari

Archive for the ‘Kulture’ Category

Rifat Dajti sjell romanin “Vjedhja e të vdekurve”

Posted by arti on 25 Qershor 2009

TIRANE – “Vjedhja e të vdekurve”, titullohet romani më i ri i gazetarit dhe shkrimtarit shkodran, Rifat Dajti, i cili është një roman që trajton marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Autori Rifat Dajti, ka sjellë në duart e lexuesve një përmbledhje me ngjarje, histori dhe ndjenja të përziera. Disa nga personazhet e ngjarjeve jane personazhe të vërteta, ndërsa disa të tjerë janë prodhim i fantazisë së vetë autorit .

Posted in Kulture, SHQIPERI | Leave a Comment »

Ismail Kadare fiton çmimin prestigjioz, Princi i Asturias

Posted by arti on 23 Qershor 2009

MADRID – Shkrimtari i njohur shqiptar, Ismail Kadare ka fituar çmimin prestigjioz ndërkombëtar “Princi i Asturias për Letërsinë” Prince of Asturias Award for Letters. Çmimet u ndanë sot në Spanjë, ku Kadare triumfoi mes shkrimtarëve të njohur botëror si shkrimtari japonez Haruki Murakami, shkrimtari çek, Milan Kundera, italianit Antonio Cabuçhi, holandazit Cees Nooteboom, autorë këta të njohur të brezit të Kadaresë.

Mediat e huaja shkrujanë sot se “ishin 31 kandidatë, pretendentë për të fituar Çmimin Princi i Asturias për Letërsinë nga 25 vende të botës. Çmimi ndahet nga fondacioni “Prince of Asturias” që ua akordon “atyre personave, institucioneve, puna krijuese ose kërkimore e të cilëve përfaqëson një kontribut të madh në kulturën universale në fushat e letërsisë apo gjuhësisë”. Gazeta e njohur spanjolle, “El Mundo” njoftonte se kandidati shqiptar për çmimin “Nobel” e fitoi garën mes shkrimtarëve të përmasave të tilla si Milan Kundera, i konsideruar si një nga shkrimtarët më të mëdhenj.

Në cilësimin për Kadarenë mediat e huaja shkruajnë se ai është një shkrimtar, i cili filloi të fitojë famën e tij me romanin “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, në vitin 1963, roman, me të cilin Kadare arriti njohje brenda dhe jashtë kufinjve të Shqipërisë dhe që sot materializohet me një nga çmimet më të rëndësishme në qarqet letrare të botës”.

“Kadare është një studiues i madh i traditës shqiptare dhe i këtij vendi Ballkanik”, shkruan “El Mundo”, duke cituar se veprat e tij janë përkthyer në më shumë se 40 gjuhë të botës. Këtë çmim më parë e kanë fituar shkrimtarë të ndryshëm si Jose Hierro, Juan Rulfo, Angel Gonzalez, Mario Vargas Llosa, Camilo Jose Cela, Claudio Rodriguez, Carlos Fuentes, Francisco Umbral, Gunter Grass, Augusto Monterroso, Doris Lessing, Arthur Miller, Susan Sontag, Claudio Magris, Paul Auster dhe Amos Oz.

Me marrjen e këtij çmimi, Kadare konsiderohet tashmë shkrimtari i parë shqiptar që e fiton çmimin më të rëndësishëm për letërsinë në Spanjë.

Posted in Kulture, SHQIPERI | Leave a Comment »

Kadare, kandidat për çmimin e letërsisë spanjolle, “Princi i Asturias”

Posted by arti on 23 Qershor 2009

TIRANE – Ismail Kadare, nominohet për çmimin më të madh spanjoll në letërsi, “Princi i Asturias”. Në mesin e 31 kandidatëve, spikasin emra të njohur, si çeku Milan Kundera, japonezi Haruki Murakami dhe Eduardo Galeano, nga Uruguai.

Në të kaluarën, me këtë çmim, janë nderuar shkrimtarë të famshëm, si Doris Lesing, Artur Miler, Suzan Sontag apo Amos Oz. Nëse Kadare, bëhet fitues i tij, do të ishte i pari shkrimtar shqiptar, i cili siguron vlerësimin më prestigjoz, për letërsinë në Spanjë.

Posted in Kulture, SHQIPERI | Leave a Comment »

Seminar kulturor për 100 vjetorin e gazetës “Dielli”

Posted by arti on 14 Qershor 2009

NJU JORK – Më 13 qershor në një nga mjediset e kolegjit Monroe në Nju Jork u zhvillua seminari mbi 100 vjetorin e botimit të numërit të parë të gazetës Dielli, që më pas do të bëhej organ i Federatës mbarë shqiptare të Amerikësë, Vatra. Në seminar morën pjese edhe një grup studiues e historianësh nga trojet shqiptare dhe diaspora, SHBA e Kanada, të cilët paraqitën kumtesat e tyre mbi rolin e gazetës Diell në çështjet kombëtare.
Seminari kulturor u thirr nga shoqata Vatra për nder të 100 vjetorit të gazetës Dielli, e cila u themelua më 1909 nga Konica e Noli, duke u bërë prelud i Fedetarës Vatra që u krijua tri vjet më vonë, më 1912, nga të njëjtit atdhetarë.

Ështe kjo lidhje e ngushtë që e bën të përbashkët fatin e këtyre dy institucioneve, prandaj edhe suksesi mos suksesi i njërit afekton tjetrin, i gëzon e i shqetëson të gjithë.Në kushtetutën 97 vjecare të federatës panshqiptare Vatra, Diellit i është caktuar roli informues dhe edukativ për anëtarët e mbarë lexuesit e saj.

Por ka rreth 20 vjet që Gazeta Dielli ka dalë rrallë e më rralë ndërsa që prej vitit 2006 nuk e ka parë dritën e botimit. Mendimi i përgjithshëm është se Vatër pa Diell nuk mund të ketë.Zoti Agim Karagjozi është kryetar i federatës mbarë shqiptare Vatra. Ai thotë se kjo shoqatë tashmë ka dalë nga vështirësitë financiare që pengonin edhe botimin e gazetës.

Zoti Karagjozi është njëkohësisht edhe administrator i gazetës Dielli. Dje ai u premtoi vatranëve se gazeta Dielli do të dalë përsëri dhe shumë shpejt. Veprimtari i njohur komunitetetit, Harry Bajraktari, e sheh cështjen edhe me syrin e afaristit. Që Vatra e Dielli duhet dhe do të gjallërohen, për këtë zoti Bajraktari nuk ka asnje dyshim.

Takimi u hap me hymnet kombetare shqipatare e amerikane,e të shtetit të Kosovëv, interpretuar nga këngëtarja e njohur Merita Halili, shoqëruar nga instrumentisti Raif Hyseni.

Foto nga seminari për 100 vjetorin e gazetës “Dielli”

Seminari u drejtua nga dy prej anëtarëve më aktivë të Vatrës, zonja Merita Bajraktari Mekormak që drejton degën e Vatrës në Uashington dhe zoti Agron Alibali, anëtar i kryesisë nga Bostoni. Të dy ata përfaqësojnë edhe brezin e ri shqiptaro amerikan, që Vatra ka filluar ta afrojë për mbarëvajtjen e punës së saj.

Kancelari i Kishës së Shën Gjergjit në Boston, at Artur Liolini i kishte dërguar konferences një telegram urimi. Zëvëndës ambasadori i Shqipërisë në SHBA, Kreshnik Çollaku lexoi telegramin e urimit dërguar vatranëve në këtë 100 vjetor të Diellit, nga kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha. Vatranët i përshëndeti edhe ambasadori i Shqipërisë pranë OKB-së, Adrian Neritani. Në këtë 100 vjetor të Diellit, përshëndetën edhe përfaqësues të ministrisë së Kosovës për çështje të Diasporës, si dhe të Arkipeshkëvisë Katolike të Kosovës.

Në referatin e tij, historiani Beqir Meta foli mbi rolin e Gazetës Dielli në zgjimin kombëtar në fillim të shekullit të XX.Ndërsa redaktori i Diellit, Anton Çefa, foli mbi redaktorët në vite të kësaj gazete që nga dita e themelimit të saj, të cilë luajtën rol kyç në përmbushjen e misionit të kësaj gazete dhe të Vatrës në përgjithësi. Profesor Muharrem Dezhgiu nga Shqipëria shqyrtoi rolin e gazetës Dielli gjatë periudhës së luftës së dytë botërore, rol që gjithmonë lidhej me cështjen kombëtare dhe ekzistencën e shtetit shqiptar, pavarësisht nga rrymat ideologjike në vend.

Historiani Sevdai Kastrati i hodhi një vështrim shkrimeve letrare të botuara në faqet e Diellit mes viteve 1909 – 1971. Ndërsa,Dalip Greca redaktor i gazetës shqiptare amerikane Illyria në Nju Jork foli mbi rolin e Diellit si shkollë e shtypit të lirë dhe lajmit të saktë, rol, tha ai, që duhet të studiohet e të merret si model nga gazetaria e sotme shqiptare. Referate kishin përgatitur për këtë 100 vjetor edhe studiues të tjerë si shkrimtari i njohur Naum Prifti mbi letërsinë artistike të pasqyruar në faqet e Gazetës Dielli; apo studiuesi Idriz Lamaj mbi intelektualin Kostë Cekrezit si redaktor i gazetës Dielli në prag të luftës së parë botërore.

Gjithashtu gjatë këtij seminari, historiani nga Shqipëria, profesor Beqir Meta u shpall anëtar nderi i Federatës mbarë shqiptare e Amerikës Vatra. Ndërsa veprimtari për të drejtat çamëve, Ahmet Xhafo nga Kalifornia i bëri thirrje mbarë komunitetit, që ta ngrenë rolin e Diellit në lartësinë që ka gëzuar, duke e ndihmuar materialisht dhe moralisht.

Zoti Xhafo në mënyrë të hapur i dorëzoi Vatrës një cek prej 1 mijë dollarësh për gazetën Dielli dhe propozoi që kjo federatë mbarë shqiptare duhet të bëjë më shumë për të ndihmuar në zgjidhjen e cështjes çame.

Vëzhguesit thonë se konferenca kulturore mbi 100 vjetorin e gazetës Dielli përbën edhe një rikujtesë se pavarësisht nga ngadalësimet që skeptikët i shohin si ndalesa, Vatra me Diellin kanë forca për ta vazhduar misionin e përcaktuar nga idealistët e rilindësit shqiptarë të shekullit të kaluar, Noli e Konica. VOA

Posted in Kulture, SHBA, SHQIPERI | Leave a Comment »

Guidat vendase,me shume per turistet nga Kosova e Maqedonia

Posted by arti on 8 Qershor 2009

TIRANE – Agjencite turistike ne kryeqytet presin qe te kene perfitime nga aplikimet e pushuesve qe drejtohen tek ato duke kerkuar guidat vendase. Ne keto paketa perfshihen pushime nga disaditore, deri ne dyjavore per ne qytetet bregdetare te jugut, apo ne zonat malore, si ne veri, ashtu edhe ne lindje te vendit.

Sipas agjenteve turistike, keto guida jane me teper te kerkuara nga shqiptaret qe vijne nga Kosova dhe ata nga Maqedonia. Keta preferojne me teper pushimet bregdetare, ku ka nje tendence gjithnje e me te forte te zbritjes drejt rivieres joniane.

Ndersa pushimet ne zonat malore preferohen kryesisht nga turiste te huaj, qe kane kureshtje te eksplorojne territore te panjohura, por edhe te ashpra. Por agjentet turistike shtojne se risi e ketij viti eshte edhe efekti me i madh i ketyre guidave vendase mbi turistet e huaj, te cilet preferojne qe te njohin jo vetem bukurite e bregdetit apo te zonave malore vendase, por edhe pasurite arkeologjike te vendit tone.

Nga ana tjeter, perfaqesuesit e agjencive turistike shqiptare u druhen edhe kushteve te bregdetit shqiptar. Ata pohojne se gjithmone perballen me pakenaqesi, sidomos per mungese kushtesh elementare si mungese uji apo dritash ne zonat turistike.

Posted in Kulture, SHOW BIZ, SHQIPERI | Leave a Comment »

Topi dekoron këngëtarin italian Albano me urdhërin “Nënë Tereza”

Posted by arti on 7 Qershor 2009

TIRANE – Në Pallatin e Brigadave, u zhvillua ceremonia e dekorimit të këngëtarit italian Albano Karrizi nga presidenti Bamir Topi, me urdhërin “Nënë Tereza”. Ndërkaq, në një intervistë ekskluzive për emisionin “Wake Up” në Top Albania Radio e Top Channel, artisti i njohur, shprehu vlerësime të larta, për figurën e nobelistes, me origjinë shqiptare.

“Humanizmi dhe shenjtëria e Nënë Terezës, gjithçka që bëri, nuk ka nevojë të komentohet, por të marrë vlerësime të mëdha”, – shprehet Albano. Sipas tij, “vepra e Nënë Terezës, merr vlera të veçanta, sidomos në botën ku jetojmë, në të cilën është më e lehtë të nisësh një luftë, se të ndihmosh një fëmijë, në prag të vdekjes”. Gjatë intervistës për emisionin Wake Up, artisti italian, nuk la pa përmendur dhe emocionet e thella, nga koncerti i parë në Shqipëri, në 18 shtator të ’89-ës, si dhe lidhjet e veçanta me vendin tonë, ku i ati ka luftuar.

Posted in Kulture, SHOW BIZ, SHQIPERI | Leave a Comment »

Itali, Kadare do të marrë çmimin “Besa”

Posted by arti on 7 Qershor 2009

SICILI – Shkrimtari i madh Ismail Kadare do të marrë çmimin “Besa” nga arbëreshët e Siçilisë, më 10 qershor. Çmimi do të jepet në aktivitetin e përvitshëm të këtij komuniteti, që është quajtur “Shega”, emri i frutit që simbolikisht tregon bashkimin e zonave shqiptare në Siçili, të vendosura 500 vjet më parë.

Çmimi është një brez i argjendtë, karakteristik për arbëreshët e ishullit italian dhe me rastin e prezantimit të një librit të tij, të përkthyer nga Xhuzepe Skiroi Di Maxho.

Posted in Kulture, SHOW BIZ, SHQIPERI | Leave a Comment »