LAJME – NEWS

Kliko te lexosh lajmin i pari

Archive for the ‘SHOW BIZ’ Category

Turizmi malor në Shqipëri, turistët: Më bukur se në Europë

Posted by arti on 19 Gusht 2009

TIRANE- Më në fund Shqipëria mund të krenohet edhe me turizmin malor, me ato zona të harruara nga vetë turistët shqiptarë të diskriminuara nga regjimi komunist, por të preferuara tashmë dhe të vlerësuar nga të huajt. Zona e Thethit në kulm të Shqipërisë konsiderohet për mjaft turist një nga pjesët më të bukura malore në të gjithë Europën. Një turist çek është shprehur për agjencinë e lajmeve “Rojter”, “vite më parë kam udhëtuar rreth Alpeve në qendër të Europës, nuk i pëlqej më ato vende pasi ka shumë turistë ne tashmë kërkojmë një natyrë më të pastër dhe këtë e gjejmë në këto male, pasi gjithçka këtu është natyrale. Dhe ja çfarë pëlqej në Shqipëri male të bukur, njerëy të pastër dhe natyrë të mrekullueshme”- u shpreh turisti çek.

Turistët preferojnë të hanë ushqim në natyrë, të flenë në natyrë edhe pse kjo është diçka e frikshme në këtë natyrë të egër dhe origjinale. Një tjetër turiste çeke shprehet nëse do ta krahasojmë këtë vend me Austrinë ose Zvicrën këtu është një zonë më pak turistike, por është e këndshme sepse mund të jesh vetëm ti mes maleve pa njerëz apo turistë të shumtë rreth e qark”

Këtu turizmi nuk është shumë i organizuar, vetë banorët janë përpjekur të modernizojnë shtëpitë e tyre në mënyrë që turistët të gjejnë mjedisin e rehatshëm që kërkojnë.

Prek Harusha, një nga pronarët e Haneve që strehojnë turistë në këtë zonë shprehet.
“Ushqimet që gatuajmë janë prodhim vendi, kjo është edhe ajo çka kërkohet nga turistët. Dikur në kohë ne kemi pritur edhe njerëz pa lekë pasi ne jemi malësore dhe ruajmë traditën e mikpritjes edhe e presim. Por tashmë ka ndryshuar koha dhe janë turistë ata që na vinë dhe çmimet janë të arsyeshme”- theksoi Harusha.

Një shekull më parë një shkrimtare britanike e famshme Edit Durham ra në dashuri me këtë vend malor, ajo shkroi edhe një libër në vitin 1909. sot kullat e Thethit janë modernizuar falë një ndihme simbolike nga investitorët gjerman, megjithatë ato kulla ruajnë ende origjinalitetin e tyre. rruga nuk është fort e mire edhe pse vetëm tre orë e gjysmë nga Tirana, por është fakt tashmë se kjo zonë po korr fitimet e veta dhe po bëhet gjithnjë e me shumë një destinacion për të huajt që janë të dhënë pas turizmit malor.

Posted in SHOW BIZ, SHQIPERI | Leave a Comment »

Bjordi dhe Adela? Çifti vijon bashkë, sot nisen për Hungari

Posted by arti on 23 Korrik 2009

Thuhet e ç’nuk thuhet për Bjordin dhe Adelën, por vetëm pak prej atyre që thuhen janë të vërteta. Një gjë të vërtetë që na e thanë miqtë e tyre të ngushtë, është që çifti, niset sot, për të parë një garë të Formula 1 në Hungari.

Këtë herë nuk ka qenë Bjordi ai që paguan (siç ndodhi me një vizitë të të dyve në Itali, ca ditë më parë) por kjo garë është pjesë e çmimit që Big-Brother u dha dy lojtarëve të njohur. Ata do të kalojnë aty gjithë fundjavën, pasi këto gara mbahen gjithnjë ditë të diel.
Këto ditë në nxehta përpara kësaj nisjeje, çifti i “BB” i ka kaluar në hotelin e Qetsorit buzë detit në Vlorë. Duket se nuk e kanë shkëputur ende shoqërinë, madje ata menjëherë sapo janë kthyer nga Italia kanë shkuar atje.

Miq të SH2-it na treguan në vija të trasha itinerarin e udhëtimit të Adelës dhe Bjordit në Itali. Fillimisht ata kanë vizituar Lekon, qyteti ku Bjordi jetonte para se të merrte pjesë në Big-Brother. Më pas destinacioni i tyre ka qenë Roma. Bjordi, edhe pse temperaturat kanë qenë thuajse ekstreme, nuk ka përtuar t’i tregojë Adelës dy pikat më interesante të Romës, Koloseu dhe Shën Pjetri. Adela e vizitonte Italinë për herë të parë.

Nuk dihet nëse në këtë udhëtim të tyrin ka qenë e pranishme dhe Antoneta, e ëma e Bjordit, e cila njihet për një karakter të fortë dhe fillimisht është shprehur hapur kundër lidhjes së Bjordit dhe Adelës, por më pas ka ndryshuar qëndrim.

Miq të çiftit na rrëfyen se deri tani lidhja e Bjordit dhe Adelës po funksionon, por përsa i përket të ardhmes nuk kanë asnjë plan. Thjesht kanë vendosur të shijojnë pushimet e verës si të gjithë.

Adela pati një propozim për të punuar në shown “E Diell”, por deri më tani, asaj nuk i është thënë asgjë tjetër, veç ofertës që Krasta e bëri publikisht në ekran. Ndërsa Bjordi pret të bëjë një provë për aktrim.

Posted in SHOW BIZ, SHQIPERI | Leave a Comment »

Berluskoni: “Nuk jam shenjtor!”

Posted by arti on 22 Korrik 2009

ROMË – Kryeministri italian, Silvio Berlusconi, i ndjekur këmba këmbës nga akuzat për lidhje me adoleshente dhe prostituta të klasit të lartë, tha sot se nuk ishte “shenjtor” dhe u zotua të qeverisë deri në fund të mandatit të tij.
Në komentin e tij të parë publik pasi gazetat botuan regjistrime audio të bisedave të dyshuara mes tij dhe një vajze të eskortës, një Berluskon sfidues kërkoi ta largonte vëmendjen nga skandali me një nga batutat e tij karakteristike. “Ka tonelata me vajza simpatike dhe sipërmarrës aty jashtë”, tha ai gjatë inaugurimit të një qendre ndërtimi për një autostradë të re në veri të Italisë. “Dhe unë nuk jam një shenjtor, këtë të gjithë e keni kuptuar. Shpresoj që ta kuptojnë edhe ata të ‘La Repubblica’-s”, tha ai duke iu referuar të përditshmes së krahut të majtë që kryeson kërkesat që ai të sqarojë këtë aspekt të jetës së tij personale.
Faqja në internet e “La Repubblica”-s dhe revistës së përjavshme “Espresso”botuan regjistrime të bisedave që u tha se ishin bërë mes Berluskonit dhe Patrizia D”Addarios, një vajzë eskorte, e cila tha se ajo dhe një grua tjetër ishin paguar për të marrë pjesë në festat në rezidencën e Berluskonit në Romë. Kryeministri konservator 72-vjeç, që shpesh mburret për aftësitë e tij seksuale nuk e ka mohuar se D”Addario shkoi në shtëpinë e tij, por tha se nuk e dinte që ajo të ishte një vazjë shoqërimi dhe nuk e kishte paguar kurrë për seks. D”Addario, 42 vjeç, tha se i kishte bërë regjistrimet gjatë një nate që kishte kaluar me kryeministrin më 4 nëntor 2008 – ditën e fitores historike të presidentit amerikan Barak Obama dhe gjatë bisedave të ndryshme telefonike.
Ajo ia dorëzoi këto regjistrime gjykatëseve që po hetojnë një biznesmen Giampaolo Tarantini, që dyshohet se gjen vajza shoqërimi me pagesë për të siguruar favore politike për një ndërmarrje në qytetin jugor të Barit, nga është me origjinë edhe D”Addario.

Posted in Europe, SHOW BIZ | Leave a Comment »

Rrufete, ja zonat ku godasin me shume

Posted by arti on 1 Korrik 2009

NASA ka realizuar harten e pare te detajuar me zonat e globit ku jane perqendruar me shume goditjet e rrufeve. Objektivi eshte sa shkencor aq edhe praktik, te evitohet vdekja e me shume se 1000 personave ne vit.

Dy ditet e fundit ne Indi si pasoje e goditjeve nga rrufete 35 persona kane humbur jeten dhe 11 te tjere ne SHBA vetem brenda muajit qershor. Te dhenat tregojne rrezikshmerine me te larte per t’u goditur nga rrufete pikerisht ne keto dy vende.

Ne disa zona mund te bien rreth 40-50 rrufe ne vit per kilometer katror. Ne zonen e Kongos ne Afrike eshte regjistruar edhe numri rekord i rrufeve 70-80 rrufe ne vit per kilometer katror.

Te dhenat jane grumbulluar nga nje satelit i hedhur nga NASA ne hapesire qe ne 1995 i cili regjistron shkarkimet elektrike te rrufeve.

“Ne cdo moment te dites jane rreth 2 mije stuhi aktive ne Toke qe prodhojne rreth 100 rrufe per sekonde”- shpjegon Marshalli i NASA-s Hugh Christian.

Zona e Afrikes Qendrore eshte me e goditura ku regjistrohen stuhi thuajse cdo dite, me pas eshte zona e Himalajeve dhe gadishulli i Floridas ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes si pasoje e vendosjes se tij mes dy rrymave ajrore, asaj lindore dhe asaj perendimore.

Megjithese njihen shkaqet kryesore te cilat shkaktojne formimin e rrufeve detajet e tyre jane ende objekt studimi dhe hartat e detajuara te NASA-s nuk kane thjesht nje vlere shkencore por edhe praktike sidomos per udhetimet ajrore, per vendet e depozitimit te lendeve me rrezikshmeri plasese dhe per te gjitha aktivitetet qe zhvillohen ne ambiente te hapura.

Posted in BOTA, SHOW BIZ | Leave a Comment »

Ndërron jetë mbreti i popit, Michael Jackson

Posted by arti on 25 Qershor 2009

LOS ANGELOS – Ka ndërruar jetë në moshën 50-vjeçare, mbreti i popit, Michael Jackson vdiq në moshën 50-vjeçare në një spital të Los Angelos pasi pësoi një infarkt në zemër në shtëpinë e tij. Këngëtari i lindur në Gary të Indiana, djali i Joseph dhe Katherine Jackson, ishte i shtati nga 9 fëmijët e çiftit.

Karriera e tij filloi që në moshë të re si pjesë e ” The Jackson 5″, një grup i përbërë nga Jackson dhe vëllezërit e tij Jackie, Tito, Jermaine dhe Marlon.
” Jackson 5″ ishte një fenomen global dhe prodhoi këngë hite se “ABC” dhe “I’ll Be There,”, një këngë që më vonë do ta rirealizonte Mariah Carey në vitet ‘90.

Në vitin 1971 Jackson filloi karrierën e tij solo me “Got to Be There” e cila ishte pjesë e 5 hiteve më të mira.
Mjeku ligjor i Los Angeles-it ka njoftuar një autopsi për të mësuar shkaqet e sakta për vdekjen e yllit të pop-it, Michael Jackson. Mjeku ligjor, ka deklaruar se Jackson ndërroi jetë në 14.26 me orën e Los Angeles. Policia ka hapur hetimet edhe pse deri tani asgjë nuk të bën të mendosh për një krim. Agjentët po flasin me të afërm, miq dhe mjekë për të kuptuar se çfarë ka shkaktuar vdekjen e mbretit të pop-it , me 400 milionë dollarë borxhe në vigjilje të turit të tij botëror.

Posted in BOTA, SHBA, SHOW BIZ | Leave a Comment »

Guidat vendase,me shume per turistet nga Kosova e Maqedonia

Posted by arti on 8 Qershor 2009

TIRANE – Agjencite turistike ne kryeqytet presin qe te kene perfitime nga aplikimet e pushuesve qe drejtohen tek ato duke kerkuar guidat vendase. Ne keto paketa perfshihen pushime nga disaditore, deri ne dyjavore per ne qytetet bregdetare te jugut, apo ne zonat malore, si ne veri, ashtu edhe ne lindje te vendit.

Sipas agjenteve turistike, keto guida jane me teper te kerkuara nga shqiptaret qe vijne nga Kosova dhe ata nga Maqedonia. Keta preferojne me teper pushimet bregdetare, ku ka nje tendence gjithnje e me te forte te zbritjes drejt rivieres joniane.

Ndersa pushimet ne zonat malore preferohen kryesisht nga turiste te huaj, qe kane kureshtje te eksplorojne territore te panjohura, por edhe te ashpra. Por agjentet turistike shtojne se risi e ketij viti eshte edhe efekti me i madh i ketyre guidave vendase mbi turistet e huaj, te cilet preferojne qe te njohin jo vetem bukurite e bregdetit apo te zonave malore vendase, por edhe pasurite arkeologjike te vendit tone.

Nga ana tjeter, perfaqesuesit e agjencive turistike shqiptare u druhen edhe kushteve te bregdetit shqiptar. Ata pohojne se gjithmone perballen me pakenaqesi, sidomos per mungese kushtesh elementare si mungese uji apo dritash ne zonat turistike.

Posted in Kulture, SHOW BIZ, SHQIPERI | Leave a Comment »

Topi dekoron këngëtarin italian Albano me urdhërin “Nënë Tereza”

Posted by arti on 7 Qershor 2009

TIRANE – Në Pallatin e Brigadave, u zhvillua ceremonia e dekorimit të këngëtarit italian Albano Karrizi nga presidenti Bamir Topi, me urdhërin “Nënë Tereza”. Ndërkaq, në një intervistë ekskluzive për emisionin “Wake Up” në Top Albania Radio e Top Channel, artisti i njohur, shprehu vlerësime të larta, për figurën e nobelistes, me origjinë shqiptare.

“Humanizmi dhe shenjtëria e Nënë Terezës, gjithçka që bëri, nuk ka nevojë të komentohet, por të marrë vlerësime të mëdha”, – shprehet Albano. Sipas tij, “vepra e Nënë Terezës, merr vlera të veçanta, sidomos në botën ku jetojmë, në të cilën është më e lehtë të nisësh një luftë, se të ndihmosh një fëmijë, në prag të vdekjes”. Gjatë intervistës për emisionin Wake Up, artisti italian, nuk la pa përmendur dhe emocionet e thella, nga koncerti i parë në Shqipëri, në 18 shtator të ’89-ës, si dhe lidhjet e veçanta me vendin tonë, ku i ati ka luftuar.

Posted in Kulture, SHOW BIZ, SHQIPERI | Leave a Comment »