Posted by arti on 11 Qershor 2009
TIRANE – I gjithe vendi eshte pushtuar nga temperaturat e larta, ku ne disa qytete te vendit termometri ka shenuar 35 grade celsius.
Gjate fundjaves pritet nje ulje e temperaturave me 1 deri ne 2 grade celsius, por qe nuk do te zgjase shume pasi metereoleget parashikojne qe fillimi i javes se ardhshme te jete i nxehte.
Ne keto dite te nxehta vera specialistet keshillojne konsumimin e ujit si dhe te zarzavateve dhe frutave. Nje person me peshe normale duhet te konsumoje mesatarisht 2 litra uje ne dite dhe nese eshte mbi peshe per cdo 10 kilogram duhet te konsumoje nje gote uje.
Specialistet sqarojne se uji nuk te shendosh pasi nuk ka kalori dhe nuk sjelle fryrje te kembet.
Ai ndikon shume mire ne heqjen e helmeve por edhe rregullon temperaturen e trupit.Nese nje person ka mungese te ujit ai ndjen tharje te gojes, por edhe keputje e pagjumesi ndaj ne keto dite eshte e domosshme konumimi i ujit.
Posted in E DOBISHME, SHQIPERI, Sociale | Leave a Comment »
Posted by arti on 27 Maj 2009
TIRANE – Pas paralajmerimeve dhe alarmeve te javeve e muajve te shkuar, duket se virusi i gripit te derrave ka prekur edhe Shqiperine.
57- vjecari, Sajmir Rrepishti, diplomat ne Ministrine e Jashtme eshte izoluar ne sallen e reaminacionit ne Spitalin Infektiv ne Tirane dhe mjeket kane dyshime te forta se ai eshte prekur nga virusi H1N1, ndryshe i njohur si gripi i derrit.
Rrepishti po kthehej nga Damasku dhe ishte tranzit ne Vjene kur pati nje gjendje te renduar shendetesore.
Diplomati ka patur temperature te larte, ndaj mjeket austriake kane kerkuar qe t’i behen analiza te detajuara sapo te mberrinte ne Shqiperi.
“Konsiderohet si nje rast i dyshuar dhe eshte izoluar”, u shpreh Gazmend Bejtja, drejtor i Shendetit Publik ne Ministri.
I gjithe personeli i spitalit dhe pacientet jane pajisur urgjent me maska mbrojtese.
Ne Institutin e Shendetit Publik do te kryhen te gjitha analizat e duhura dhe pas 40 oresh pritet te dalin analizat e sakta, qe do te konfirmojne ose do te largojne dyshimet e mjekeve.
Burime zyrtare njoftojne edhe ne te kaluaren ka patur raste te dyshuara qe jane mbajtur te izoluar, por qe ne fund kane rezultuar jo te prekur.
Saimir Rrepishti eshte punonjes i Ministrise se Jashtme. Ai sebashku me nje pjese tjeter te delegacionit shqiptar ka marre pjese ne konferencen islamike per rezoluten e Kosoves.
Posted in E DOBISHME, SHQIPERI, Sociale | Leave a Comment »
Posted by arti on 19 Maj 2009
TIRANE – Pas konfirmimit zyrtar te rastit te pare me H1N1 ne Greqi, rreziku per shfaqjen e tij ne Shqiperi eshte edhe me i madh per shkak te levizjes se emigranteve nga njeri shtet ne tjetrin.
Perfaqesuesi i Organizates Boterore te Shendetesise ne Shqiperi thekson forcimin e sistemit te vezhgimin te ngritur ne pikat kufitare, me qellim verifikimin e njerezve qe hyjne ne vend, nese shfaqin ose jo simptoma te gripit te derrit.
“OBSH ka paralajmeruar qe eshte shume e mundur qe infeksioni te perhapet dhe ekziston mundesia qe raste te ketij gripi mund te perhapen edhe ne Shqiperi. Ministria ka krijuar tashme nje plan veprimi per identifikimin e ketyre rasteve dhe masat parandaluese qe duhen marre, kur diktohen persona te prekur”, u shpreh perfaqesuesi i OBSH-se ne Shqiperi, Anshu Banerjee.
OBSH e ka theksuar se eshte shume e mundur qe infeksioni te perhapet nga nje vend ne tjetrin. Ekziston gjithmone mundesia qe raste te ketij gripi te shfaqen edhe ne Shqiperi, por e rendesishme eshte, qe Ministria ka krijuar tashme nje plan veprimi per identifikimin e ketyre rasteve dhe masat parandaluese qe duhen marre, kur diktohen persona te prekur.
Posted in E DOBISHME, SHQIPERI, Sociale | Leave a Comment »
Posted by arti on 18 Maj 2009
ATHINE – Gripi i derrave ka mberritur ne kufijte e Shqiperise. Greqia ka konfirmuar zyrtarisht rastin e pare te virusit H1N1, tek nje student greko-amerikan qe ishte kthyer ne Athine pas nje udhetimi ne Shtetet e Bashkuara.
Lajmin e ka komunikuar vete ministri grek i Shendetesise, i cili ka deklaruar se i riu po testohet dhe po mbahet ne karantine.
Ministri ka bere te ditur gjithashtu se pervec studentit edhe persona te tjere me te cilet ai ka pasur kontakte po testohen dhe po mjekohen me tamiflu.
Ai ka shtuar se sektori shendetesor zoteron tamiflu te mjaftueshem per cdo rast.
Posted in E DOBISHME, RAJONI, SHQIPERI | Shenjëzuar: SHQIPERI, Sociale | Leave a Comment »
Posted by arti on 18 Maj 2009
TIRANE – Shqipëria renditet në vendin e 66, mes 195 vendeve të botës, për cilësinë e jetesës që ofron. Ky fakt evidentohet në renditjen e publikuar sot në internet nga revista “International Living”.
Ndër vendet e rajonit tonë, Sllovenia është e para, duke u renditur në vendin e 29, ndërsa Greqia e ndjek pas, në vendin e 38. Më tej vijojnë me rradhë, Bullgaria e 42-a, Kroacia e 51-a, Rumania e 64-a, Turqia e 65-a, Maqedonia e 70-a, Bosnja e 78-a dhe Serbia në fund në vendin e 79. Franca qëndron në krye të kësaj renditjeje botërore, e ndjekur nga Zvicra dhe SHBA-të, ndërsa në fund, qëndrojnë Iraku, Afganistani dhe Jemeni.
Posted in E DOBISHME, SHQIPERI | Shenjëzuar: SHQIPERI | Leave a Comment »
Posted by arti on 14 Maj 2009
Ndërsa Palm planifikon një kthesë në zbulimet e botës teknologjike me celularin e saj inteligjent Palm Pre, kjo pajisje nuk është i vetmi produkt “gjuajtje e nxehtë” që kompania do të lëshojë muajin e ardhshëm.
Palm do të jetë e para kompani celularë prodhuese që do të integrojë karikimin pa tel në produktet e saja me lëshimin e Touchstone, një kutizë karikuese ndihmëse për Palm Pre. Kjo lëvizje është e balancuar për të shoqëruar në një epokë të karikimit pa tel dhe sjellë vëmendje për një teknologji që është gati për ngritje. Karikimi pa tel ka bashkëjetuar me ne për vite – mendoni për furçën elektronike të dhëmbëve që qëndron në karikues pa tela që t’i lidhë ato. Karikimi ndodh nëpërmjet induksionit magnetik.
Korrenti i alternuar në një bobinë të futur në një kutizë karikimi prodhon një fushë magnetike e cila shkakton voltazh në bobinën e aparatit, duke siguruar energji për baterinë e aparatit.
Procesi, i cili mund të arrihet përmes disa centimetrave, është i sigurt për përdoruesit, por sakrifikon rreth 10-15% efiçencë krahasuar me një zgjidhje me tel. Por për përdoruesit e fundit, përfitimi është karikimi i lehtë për një larmi pajisjesh në një kutizë pa lëmshin e telave nëpër këmbë. Ideja është krijimi i kutizave të gjera të standardizuara që mund të karikojnë pajisje të dobishme në të njëjtën kohë dhe të ndërtohen nëpër shtëpi, zyra dhe mjedise të tjera.
“Potenciali i karikimit pa tel është i tmerrshëm”, thotë analisti i NPD Ross Rubin. “Virtualisht çdo sipërfaqe mund të kthehet në një kutizë karikuese- një tavolinë e tërë, një sallë konference ose muret. Ky mund të shtyjë realisht në një nivel të plotë të komoditetit dhe shtesë të jetës së baterisë meqë produktet karikohen pasivisht.”
Zbatimi i Palm fillimisht do të funksionojë vetëm me një pajisje, Pre. Por sistemi do të shërbejë si një mësim për shumë konsumatorë dhe kompani elektronike rreth përfitimeve të karikimit pa tel.
Konsumatorët mund të rikarikojnë një Pre duke e vendosur në Touchstone, një karikues i vogël në formën e një topi hokeji që mban pajisjen në vend me magnete. Pajisja mund të thotë kur po karikohet dhe do të ofrojë një mundësi folëse të celularit për thirrjet hyrëse. Ngrijeni telefonin dhe telefoni e kthen atë në një thirrje normale.
Posted in E DOBISHME | Leave a Comment »
Posted by arti on 11 Maj 2009
PRAGE – Ekipi i mjekëve në spitalin çek “Motol” ka arritur të zbulojë vaksinën, e cila për dallim nga barnat e deritashme, arrinë të dallojë qelizat kanceroze, duke i sulmuar dhe shkatërruar ato, apo duke i bërë të pa afta për të përparuar më tej. Udhëheqësja e ekipit novator, pof. dr Jirina Bartnjukova, një nga imunoilogët më të njohur botëror, ka thënë se vaksina e zbuluar shkatërron qelizat kanceroze, ose të paktën i pa aftëson për t’u zhvilluar në trupin e njeriut. Testimin e parë të vaksinës ekipi i mjekëve nga Praga e ka bërë me sukses para një viti në rastin e një kolegut të tyre, i sëmurë nga kanceri në prostatë. Shkencëtarët mjekësorë çekë në këtë proces nuk kanë bërë hulumtime për gjetjen e ilaçit për shërimimn e kancerit, por përpjekjet e tyre i kanë fokusuar në gjetjen e vaksinës, e cila e ndalë karcinomën që të mos jetë e rrezikshme për jetën. Ky zbulim u ka hapur rrugë shekncëtarëve çekë për konkludime të mëtejme klinike më ligj. Mjekët janë të bindur se hulumtimet e ardhshme do të vërtetojnë edhe formalisht vlerën e këtij zbulimi mjekësor.
Posted in E DOBISHME | Leave a Comment »