LAJME – NEWS

Kliko te lexosh lajmin i pari

Archive for the ‘SHBA’ Category

Ndërron jetë mbreti i popit, Michael Jackson

Posted by arti on 25 Qershor 2009

LOS ANGELOS – Ka ndërruar jetë në moshën 50-vjeçare, mbreti i popit, Michael Jackson vdiq në moshën 50-vjeçare në një spital të Los Angelos pasi pësoi një infarkt në zemër në shtëpinë e tij. Këngëtari i lindur në Gary të Indiana, djali i Joseph dhe Katherine Jackson, ishte i shtati nga 9 fëmijët e çiftit.

Karriera e tij filloi që në moshë të re si pjesë e ” The Jackson 5″, një grup i përbërë nga Jackson dhe vëllezërit e tij Jackie, Tito, Jermaine dhe Marlon.
” Jackson 5″ ishte një fenomen global dhe prodhoi këngë hite se “ABC” dhe “I’ll Be There,”, një këngë që më vonë do ta rirealizonte Mariah Carey në vitet ‘90.

Në vitin 1971 Jackson filloi karrierën e tij solo me “Got to Be There” e cila ishte pjesë e 5 hiteve më të mira.
Mjeku ligjor i Los Angeles-it ka njoftuar një autopsi për të mësuar shkaqet e sakta për vdekjen e yllit të pop-it, Michael Jackson. Mjeku ligjor, ka deklaruar se Jackson ndërroi jetë në 14.26 me orën e Los Angeles. Policia ka hapur hetimet edhe pse deri tani asgjë nuk të bën të mendosh për një krim. Agjentët po flasin me të afërm, miq dhe mjekë për të kuptuar se çfarë ka shkaktuar vdekjen e mbretit të pop-it , me 400 milionë dollarë borxhe në vigjilje të turit të tij botëror.

Posted in BOTA, SHBA, SHOW BIZ | Leave a Comment »

Seminar kulturor për 100 vjetorin e gazetës “Dielli”

Posted by arti on 14 Qershor 2009

NJU JORK – Më 13 qershor në një nga mjediset e kolegjit Monroe në Nju Jork u zhvillua seminari mbi 100 vjetorin e botimit të numërit të parë të gazetës Dielli, që më pas do të bëhej organ i Federatës mbarë shqiptare të Amerikësë, Vatra. Në seminar morën pjese edhe një grup studiues e historianësh nga trojet shqiptare dhe diaspora, SHBA e Kanada, të cilët paraqitën kumtesat e tyre mbi rolin e gazetës Diell në çështjet kombëtare.
Seminari kulturor u thirr nga shoqata Vatra për nder të 100 vjetorit të gazetës Dielli, e cila u themelua më 1909 nga Konica e Noli, duke u bërë prelud i Fedetarës Vatra që u krijua tri vjet më vonë, më 1912, nga të njëjtit atdhetarë.

Ështe kjo lidhje e ngushtë që e bën të përbashkët fatin e këtyre dy institucioneve, prandaj edhe suksesi mos suksesi i njërit afekton tjetrin, i gëzon e i shqetëson të gjithë.Në kushtetutën 97 vjecare të federatës panshqiptare Vatra, Diellit i është caktuar roli informues dhe edukativ për anëtarët e mbarë lexuesit e saj.

Por ka rreth 20 vjet që Gazeta Dielli ka dalë rrallë e më rralë ndërsa që prej vitit 2006 nuk e ka parë dritën e botimit. Mendimi i përgjithshëm është se Vatër pa Diell nuk mund të ketë.Zoti Agim Karagjozi është kryetar i federatës mbarë shqiptare Vatra. Ai thotë se kjo shoqatë tashmë ka dalë nga vështirësitë financiare që pengonin edhe botimin e gazetës.

Zoti Karagjozi është njëkohësisht edhe administrator i gazetës Dielli. Dje ai u premtoi vatranëve se gazeta Dielli do të dalë përsëri dhe shumë shpejt. Veprimtari i njohur komunitetetit, Harry Bajraktari, e sheh cështjen edhe me syrin e afaristit. Që Vatra e Dielli duhet dhe do të gjallërohen, për këtë zoti Bajraktari nuk ka asnje dyshim.

Takimi u hap me hymnet kombetare shqipatare e amerikane,e të shtetit të Kosovëv, interpretuar nga këngëtarja e njohur Merita Halili, shoqëruar nga instrumentisti Raif Hyseni.

Foto nga seminari për 100 vjetorin e gazetës “Dielli”

Seminari u drejtua nga dy prej anëtarëve më aktivë të Vatrës, zonja Merita Bajraktari Mekormak që drejton degën e Vatrës në Uashington dhe zoti Agron Alibali, anëtar i kryesisë nga Bostoni. Të dy ata përfaqësojnë edhe brezin e ri shqiptaro amerikan, që Vatra ka filluar ta afrojë për mbarëvajtjen e punës së saj.

Kancelari i Kishës së Shën Gjergjit në Boston, at Artur Liolini i kishte dërguar konferences një telegram urimi. Zëvëndës ambasadori i Shqipërisë në SHBA, Kreshnik Çollaku lexoi telegramin e urimit dërguar vatranëve në këtë 100 vjetor të Diellit, nga kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha. Vatranët i përshëndeti edhe ambasadori i Shqipërisë pranë OKB-së, Adrian Neritani. Në këtë 100 vjetor të Diellit, përshëndetën edhe përfaqësues të ministrisë së Kosovës për çështje të Diasporës, si dhe të Arkipeshkëvisë Katolike të Kosovës.

Në referatin e tij, historiani Beqir Meta foli mbi rolin e Gazetës Dielli në zgjimin kombëtar në fillim të shekullit të XX.Ndërsa redaktori i Diellit, Anton Çefa, foli mbi redaktorët në vite të kësaj gazete që nga dita e themelimit të saj, të cilë luajtën rol kyç në përmbushjen e misionit të kësaj gazete dhe të Vatrës në përgjithësi. Profesor Muharrem Dezhgiu nga Shqipëria shqyrtoi rolin e gazetës Dielli gjatë periudhës së luftës së dytë botërore, rol që gjithmonë lidhej me cështjen kombëtare dhe ekzistencën e shtetit shqiptar, pavarësisht nga rrymat ideologjike në vend.

Historiani Sevdai Kastrati i hodhi një vështrim shkrimeve letrare të botuara në faqet e Diellit mes viteve 1909 – 1971. Ndërsa,Dalip Greca redaktor i gazetës shqiptare amerikane Illyria në Nju Jork foli mbi rolin e Diellit si shkollë e shtypit të lirë dhe lajmit të saktë, rol, tha ai, që duhet të studiohet e të merret si model nga gazetaria e sotme shqiptare. Referate kishin përgatitur për këtë 100 vjetor edhe studiues të tjerë si shkrimtari i njohur Naum Prifti mbi letërsinë artistike të pasqyruar në faqet e Gazetës Dielli; apo studiuesi Idriz Lamaj mbi intelektualin Kostë Cekrezit si redaktor i gazetës Dielli në prag të luftës së parë botërore.

Gjithashtu gjatë këtij seminari, historiani nga Shqipëria, profesor Beqir Meta u shpall anëtar nderi i Federatës mbarë shqiptare e Amerikës Vatra. Ndërsa veprimtari për të drejtat çamëve, Ahmet Xhafo nga Kalifornia i bëri thirrje mbarë komunitetit, që ta ngrenë rolin e Diellit në lartësinë që ka gëzuar, duke e ndihmuar materialisht dhe moralisht.

Zoti Xhafo në mënyrë të hapur i dorëzoi Vatrës një cek prej 1 mijë dollarësh për gazetën Dielli dhe propozoi që kjo federatë mbarë shqiptare duhet të bëjë më shumë për të ndihmuar në zgjidhjen e cështjes çame.

Vëzhguesit thonë se konferenca kulturore mbi 100 vjetorin e gazetës Dielli përbën edhe një rikujtesë se pavarësisht nga ngadalësimet që skeptikët i shohin si ndalesa, Vatra me Diellin kanë forca për ta vazhduar misionin e përcaktuar nga idealistët e rilindësit shqiptarë të shekullit të kaluar, Noli e Konica. VOA

Posted in Kulture, SHBA, SHQIPERI | Leave a Comment »

Motgomeri hedh idenë për ndarjen e Kosovës

Posted by arti on 14 Qershor 2009

BEOGRAD – Ndarja e Kosovës dhe referendumi për pavarësinë e Republikës Serbe të Bosnjës, janë zgjidhje të mundëshme si zgjidhje të problemeve në Ballkan.

Ish-ambasadori amerikan në Beograd, Uilliam Montgomeri, ka hedhur këtë ide, në një intervistë për të përditëshmen e Beogradit “Blic”, ku veçon se tentativat për të krijuar shoqëri shumë-etnike në këto dy vende, kanë dështuar.

Posted in RAJONI, SHBA | Leave a Comment »

Talebanet: Fjalimi i Obames, spot mashtrues

Posted by arti on 7 Qershor 2009

KAJRO – “Nje spot mashtrues”. Keshtu e kane cilesuar guerrilasit talebane fjalimin e presidentit amerikan Barack Obama te enjten ne Kajro.

“Nuk permbante asgje thelbesore per te reduktuar kontrastet mes myslimaneve dhe Amerikes”, thuhet ne nje shkrim te publikuar ne nje forum interneti te perdorur nga militantet islamike.

“Forcat e tij pushtuese vazhdojne te vrasin, te torturojne dhe te arrestojne myslimanet ne Afganistan e Irak, duke shkelur te drejtat e tyre pasi i mbyllin ne burgjet me te keqija”, thuhet me tej ne mesazh.

Posted in BOTA, SHBA | Leave a Comment »

Vazhdon të mbetet mister, vdekja e këngëtarit Xhimi Hendriks

Posted by arti on 5 Qershor 2009

LONDER – Vdekja e kitaristit të famshëm Xhimi Hendriks vazhdon të mbetet mister edhe pse kanë kaluar thuajse 40 vjet nga zhdukja e tij.

Zyrtarisht, ai u nda nga jeta në mënyrë aksidentale më 18 shtator të 1970-ës në Londër, i asfiksuar nga konsumimi i pijeve alkolike. Por një ish-hipi, Xhemjs Rajt pretendon që Hendriks u vra nga menaxheri i tij, Majkëll Xheferi. Në librin që pritet të dalë në fund të muajit, Rajt shkruan se menaxheri i kishte treguar se kishte vrarë kitaristin virtuoz, pasi ai në bazë të një sigurimi të bërë, Xheferi do të përfitonte dy milionë dollarë.

Megjithatë kjo hipotezë nuk do të mund të provohet kurrë, pasi Xheferi vdiq në vitin 1973 nga një aksident ajror.

Posted in BOTA, Europe, SHBA | Leave a Comment »

Komiteti i Helsinkit: Zgjedhjet, shans për në BE

Posted by arti on 4 Qershor 2009

UASHINGTON – Komiteti i Helsinkit po zhvillon një seance të posaçme kushtuar zgjedhjeve të 28 qershorit në Shqipëri në Ëashington.

Mësohet se Komiteti Amerikan i Helsinkit i ka cilësuar zgjedhjet e ardhshme legjislative si një sfide të rëndësishme për të ardhmen e Shqipërisë. “Zgjedhjet janë një sfidë për Shqipërinë. Ato janë një test për në BE dhe Shqipëria ka një shans të madh me to”, janë shprehur përfaqësuesit e KAH, të cilët kanë vlerësuar se asnjeherë në Shqipëri zgjedhjet nuk kanë qenë brenda standarteve.

Ndër të tjera, KAH ka shprehur shqetësimin e tij edhe për proçesin e pajisjes së qytetarëve me karta identiteti.

Posted in Politike, SHBA, SHQIPERI, ZGJEDHJE 2009 | Leave a Comment »

Bin Laden sulm presidentit Obama

Posted by arti on 3 Qershor 2009

KATAR – Lideri i Al Kaedes, Osama bin Laden sulmon presidentin amerikan Barack Obama, pikerisht kur ky i fundit po tenton te hape siparin e marredhenieve te reja me boten myslimane.

Bin Laden e akuzon Obamen se po perdor te njejten politike si Bush.

“Obama dhe administrata e tij kane kryer akte qe na nxisin urrejtjen dhe deshiren per hakmarrje ndaj Shteteve te Bashkuara te Amerikes”, thote Bin Laden, ne regjistrimin audio qe zoterohet nga televizioni arab Al Jazeera.

Posted in BOTA, SHBA | Leave a Comment »