LAJME – NEWS

Kliko te lexosh lajmin i pari

Archive for the ‘Europe’ Category

Itali, vritet me thike 27 vjecari shqiptar

Posted by arti on 19 Gusht 2009

Nje 27 vjecar me banim ne Itali eshte ekzekutuar nga persona ende te paidentifikuar.

Shtetasi Xhevahir Malaj me precedente penale eshte gjetur ende ne jete gjate oreve te para te dites se sotme nga policet ne ane te rruges qe lidh qytezat Capua dhe Tammaro. Pasi eshte cuar ne spitalin e Kazertas, i riu ka nderruar jete.

Gjate ekspertizes fillestare, ne qafen e tij eshte vene re nje prerje e thelle. Nderkohe, policia ben me dije se ai eshte paraqitur me identitete te ndryshme gjate ndalimeve qe i jane bere. Mendohet se Malaj eshte therur nga bashkekombasit per ceshtje qe kane te bejne me trafikun e droges.

Posted in Europe, Kronike, SHQIPERI | Leave a Comment »

Taçi nënshkruan kontratën, blen Bolonjën për 22 milionë euro

Posted by arti on 23 Korrik 2009

Rezart Taçi biznesmeni shqiptar ka nënshkruar pak më parë kontratën për blerjen e klubit të Serisë A, Bolonja. Lajmi është bërë i ditur nga media italiane që ishte e pranishme. Dy palët, Taçi dhe familja Menarini kanë rënë dakord që 80 për qind e aksioneve të skuadrës

të shiten për 22 milionë euro.

Operacioni mësohet se ka kushtuar afërisht 22 milionë euro. Një parakontratë është nënshkruar pak më parë në Milano, ndërkohë që pronari i ri i skuadrës së Bolonja, do të paraqitet në qytet ditën e hënë.

Me ardhjen e Taçit do të flitet dhe për merkaton. Paratë e sjella nga ai, mund të bëjnë që skuara kuq e blu të pretendojë për më shumë dhe të blejë lojtarë më të mirë. Trajneri Papadopulo do dhe gjashtë lojtarë të tjerë. Për të forcuar skuadrën. Dhe për të, gjëja më e mirë do ishte që në Bolonja të vinte një sulmues shumë i mirë.

Posted in Europe, SHQIPERI, SPORT | Leave a Comment »

Denohen shqiptaret e bandes kriminale

Posted by arti on 22 Korrik 2009

LONDER – Agjencia Britanike e Krimit te Organizuar ne Bashkepunim me policine e Uellsit dhe ate shqiptare kane shkaterruar nje grup kriminal shqiptare te perfshire te trafikun e grave per prostitucion. Nepermjet operacionit te koduar “Adjekt” agjentet e SOCA-s pas nje hetimi te filluar ne vitin 2007 arrestuan shtetasen lituaneze Edita Tavoraite sebashku me shqiptaret Tafil Kadria, Xhevdet dhe Lavderim Cikaj.

Qe prej shume kohesh ata ishin te perfshire ne trafikimin dhe shfrytezimin e vajzave per prostitucion ne qytetin e Mancesterit dhe ne Uells. Aktiviteti i tyre kriminal do te mberrinte ne vemendjen e SOCA-s pasi policia e Uellsit shpetoi nje vajze 18-vjecare e cila ishte blere fillimisht nga Xhevdet Cikaj. Pasi e ka detyruar te shese trupin e saj per llogari te tij Xhevdet Cikaj e ka shitur ate tek Tafil Kadria per 2 mije sterlina.

Pronaret e saj te rinj, Cifti Kadria -Tavoraite e kane shfrytezuar vajzen e blere ne zonen Neeport ne Uells. Pas nje procesi gjyqesor disa javor ky grup kriminal eshte denuar me 31 vite burg ne total. Bashkepuntorja e shqiptareve lituanezja Edita Tavoraite eshte denuar me tre vite burg. I dashuri i saj shqiptar Tafil Kadria do te vuaje 13 vite burg. Ndersa vellezerit Xhevdet dhe Lavderim Cikaj do te vuajne respektivisht nga 12 dhe 3 vjet vite burg.

Posted in Europe, Kronike, SHQIPERI | Leave a Comment »

Sekuestrohen 38 milionë cigare kontrabandë

Posted by arti on 22 Korrik 2009

HAGË – Shërbimet fiskale holandeze sekuestruan rreth 38 milionë cigare kontrabandë në Breda më 15 korrik, që kishte për destinacion tregun britanik, njoftoi sot Ministria e Financave. “Rreth 38 milionë cigare të paligjshme u sekuestruan më 15 korrik 2009 në një depo në Breda”, theksoi Ministria e Financave në një komunikatë.
Vlera e cigareve që ishin destinuar për tregun britanik arrin shifrën e 6,5 milionë eurove me çmimin e tregut në Holandë”, shtoi ai. Ky sekuestrim i kryer në bashkëpunim me autoritetet belge dhe britanike e çon në 144 milionë numrin e cigareve kontrabandë të sekuestruara nga shërbimet fiskale në Holandë që prej fillimit të vitit 2009.

Posted in Europe, Kronike | Leave a Comment »

Berluskoni: “Nuk jam shenjtor!”

Posted by arti on 22 Korrik 2009

ROMË – Kryeministri italian, Silvio Berlusconi, i ndjekur këmba këmbës nga akuzat për lidhje me adoleshente dhe prostituta të klasit të lartë, tha sot se nuk ishte “shenjtor” dhe u zotua të qeverisë deri në fund të mandatit të tij.
Në komentin e tij të parë publik pasi gazetat botuan regjistrime audio të bisedave të dyshuara mes tij dhe një vajze të eskortës, një Berluskon sfidues kërkoi ta largonte vëmendjen nga skandali me një nga batutat e tij karakteristike. “Ka tonelata me vajza simpatike dhe sipërmarrës aty jashtë”, tha ai gjatë inaugurimit të një qendre ndërtimi për një autostradë të re në veri të Italisë. “Dhe unë nuk jam një shenjtor, këtë të gjithë e keni kuptuar. Shpresoj që ta kuptojnë edhe ata të ‘La Repubblica’-s”, tha ai duke iu referuar të përditshmes së krahut të majtë që kryeson kërkesat që ai të sqarojë këtë aspekt të jetës së tij personale.
Faqja në internet e “La Repubblica”-s dhe revistës së përjavshme “Espresso”botuan regjistrime të bisedave që u tha se ishin bërë mes Berluskonit dhe Patrizia D”Addarios, një vajzë eskorte, e cila tha se ajo dhe një grua tjetër ishin paguar për të marrë pjesë në festat në rezidencën e Berluskonit në Romë. Kryeministri konservator 72-vjeç, që shpesh mburret për aftësitë e tij seksuale nuk e ka mohuar se D”Addario shkoi në shtëpinë e tij, por tha se nuk e dinte që ajo të ishte një vazjë shoqërimi dhe nuk e kishte paguar kurrë për seks. D”Addario, 42 vjeç, tha se i kishte bërë regjistrimet gjatë një nate që kishte kaluar me kryeministrin më 4 nëntor 2008 – ditën e fitores historike të presidentit amerikan Barak Obama dhe gjatë bisedave të ndryshme telefonike.
Ajo ia dorëzoi këto regjistrime gjykatëseve që po hetojnë një biznesmen Giampaolo Tarantini, që dyshohet se gjen vajza shoqërimi me pagesë për të siguruar favore politike për një ndërmarrje në qytetin jugor të Barit, nga është me origjinë edhe D”Addario.

Posted in Europe, SHOW BIZ | Leave a Comment »

‘Euronews’, kronikë për Shqipërinë: Zgjedhjet, test për BE

Posted by arti on 27 Qershor 2009

TIRANE – “Euronews” ka përgatitur sot një kronikë për zgjedhjet në vendin tonë, duke i cilësuar ato si prova e rëndësishme për integrimin e Shqipërisë në familjen evropiane.
“Shqipëria, dikur shteti më i izoluar i Europës, zhvillon nesër zgjedhjet që shihen si një provë vendimtare për t’u bashkuar me familjen europiane. Sali Berisha, prej kohësh udhëheqës i Partisë Demokratike, ish president dhe tani kryeministër, këmbëngul se zgjedhjet do të jenë të lira dhe të ndershme”.
Sipas kronikës, votimet e mëparshme janë kundërshtuar nga vëzhguesit, të cilët deklaruan se zgjedhjet nuk përmbushën standardet ndërkombëtare.
“Kundërshtarët socialistë të Berishës, komunistët e reformuar të udhëhequr nga Edi Rama kanë hedhur që tani dyshime mbi aftësinë e qeverisë për të organizuar një votim të ndershëm. Ndërsa sondazhet tregojnë se zgjedhjet janë të balancuara”- thuhet më tej në kronikë.
Programet e partive janë pak a shumë të ngjashme, synojnë hapjen e vendeve të punës, hyrjen në BE, stabilitet, ndërkohë që akuzojnë njëri-tjetrin për korrupsion.
Kronika thekson edhe parashikimin e FMN-së për një rënie dramatike të rritje ekonomike gjatë këtij viti. “Zgjedhjet u paraprinë nga dhuna sporadike, një zyrtar i Kristian Demokratëve u vra kur makina e tij u hodh në erë, ndërsa një anëtar i Partisë Demokrate, në pushtet u vra gjatë një sherri për posterat”.

Posted in Europe, Politike, SHQIPERI, ZGJEDHJE 2009 | Leave a Comment »

Arrestohen 12 persona për trafik ndërkombëtar droge

Posted by arti on 25 Qershor 2009

KOMO – Policia dhe Guardia di Financa e qytetit italian të Komos njoftoi sot arrestimin e 12 personave, pjesë e një bande trafiku ndërkombëtar droge, shumë mirë e organizuar në veri të Europës, Shqipëri dhe Itali.

Sipas këtij burimi, këto janë arrestimet e fundit, pasi janë marrë në pyetje dhe janë ndaluar 78 persona të lidhur me këtë grup, të cili i janë sekuestruar edhe 12 kg kokainë.

Posted in Europe, Kronike, SHQIPERI | Leave a Comment »