Posted by arti on 18 Maj 2009
ANKARA – Ndaj presidentit turk Abdullah Gyl, pritet të nisë një çështje penale për akuzën e fallsifikimit të dokumenteve, në hetimet mbi financimin e partive.
Për ta shmangur këtë, Parlamenti duhet t’i japë, të njëjtin imunitet, që gëzojnë deputetët. Gyl u dënua në 2006-ën për çështjen e ashtuquajtur “trilionët e humbur”. Ai u shpall fajtor për shpërdorim të fondeve publike, por u fal në gusht të 2008-ës.
Posted in Azi, BOTA, Europe, RAJONI | Leave a Comment »
Posted by arti on 18 Maj 2009
MANILA – Rrëshqitjet e tokës, që pasuan reshjet e dendura që vazhdojnë prej disa ditësh në Filipine, kanë shkaktuar vdekjen e të paktën 10 personave, ndërsa më shumë se 20 të tjerë konsiderohen të zhdukur, në një fshat në jug të vendit, deklaruan sot burime zyrtare të zonës.
Ndërkohë të paktën 30 minatorë u nxorën nga ekipet e shpëtimit pasi ishin bllokuar nga rrëshqitjet e tokës në një minierë pranë qytetit Pantukan, në ishullin jugor të Mindanaos, deklaroi guvernatori i provincës Compostela.
Ai tha për gazetarët se ekipet e shpëtimit, të mbështetur edhe nga ushtria dhe policia, vazhdonin operacionin e kërkim-shpëtimit në zonën e katastrofës. “Në bazë të informacioneve të fundit, 10 trupa janë nxjerrë nga ekipet e shpëtimit. Ndërkohë vazhdojnë kërkimet për më shumë se 20 persona që konsiderohen të zhdukur”, shtoi ai.
Rrëshqitjet e dheut dhe përmbytjet janë të zakonshme në Filipine gjatë periudhës maj-qershor, veçanërisht pranë minierave, zonave të ulëta dhe ato bregdetare.
Posted in Azi, BOTA | Leave a Comment »