//
you're reading...
AlbLajme

Tërmeti në Dibër, një i lënduar dhe 60 banesa të dëmtuara

Një tërmet me fuqi 7 ballë me epiqendër fshatin Gjoricë në juglindje të Peshkopisë ka tronditur disa zona të vendit mbrëmë rreth orës 23.49.

Ora 19:30
Shtabi i Emergjencave, konfirmoi se mbi 60 shtëpi u dëmtuan. Dëmet më të mëdha, evidentohen në fshatrat e komunave Luzni dhe Muhur të Peshkopisë, si dhe në Shupenz, Ostren, Zergan e Gollobordë.
Sizmiologët, paralajmërojnë vazhdim të goditjeve, me intensitet më të ulët. Deri tani, janë regjistruar, mbi 130 pasgoditje. Ndërkaq, tërmeti i mbrëmshëm, me epiqendër në Gjoricë, lidhet me thyerjet tektonike, në brendësi të tokës, në një nga zonat më aktive në Shqipëri, si pjesë e segmentit Elbasan-Dibër.

Ora 15:45
Vazhdojnë lëkundjet e tërmetit në Dibër, me epiqendër sërish në komunën Gjoricë. Tërmeti më i fundit u regjistrua rreth orës 14.20 minuta dhe ishte me magnitutë 3.3 të shkallës Rihter. Ndërkohë kryeministri Berisha ka mbërritur në zonat e prekura nga tërmeti. Ai po viziton nga afër komunën Gjoricë, të Peshkopisë. Ndërkohë ministria e brendshme ka njoftuar se ka vënë në dispozicion dy helikopterë, për të dërguar ndihma banorëve të prekur nga ky fenomen natyror.
Informacionet e para flasin për dëme materiale në fshatrat e komunave Luzni dhe Muhur të Dibrës.
Mësohet se nje femije eshte lenduar gjate lekundjeve dhe ndodhet ne spitalin e Peshkopise, pa probleme per jeten.

Ora 10:45
Banorët të Shupenzës dhe Gjoricës, në Bulqizë, dy rajonet më të prekura nga tërmeti i djeshëm, kanë kaluar natën jashtë. Ndërkohë prefekti i qarkut të Dibrës, Xhaferr Seiti, deklaroi se tërmeti i djeshëm, ka krijuar probleme serioze pasi gati 6 shtëpi në Shupenzë dhe 3 në Gjoricë janë dëmtuar rëndë. Në këto momente duhet të nisë mbledhja e shtabit të emergjencave në Peshkopi nga e cila priten masa konkrete, për ngritjen e grupeve të punës, për të evidetuar dhe bërë vlerësimin konkret të dëme të shkaktuara. Janë verejtur dëmtime shtëpish në Bulqizë, në fshatrat Shupenz, Ostren, Zergan dhe Gollobordë, ku është ndërprerë edhe energjia elektrike. Ekspertët e Institutit të Sizmiologjisë bënë të ditur se në Tiranë dhe Durrës lëkundjet janë ndjerë deri në 5.4 ballë. Pas tërmetit, kapiteneria e Durrësit urdhëroi kthimin në port të peshkarexhave të dala në det. Lëkundjet u ndjenë edhe në Berat, Elbasan, Kavajë dhe Shkodër.
Lëkundja e parë është regjistruar në orën 23.49 të natës dhe ka zgjatur rreth 15 sekonda. Pas saj, janë regjistruar edhe 58 pasgoditje të tjera, me intensitet më të vogël, por që gjithashtu janë ndjerë.
Për fat nuk ka të dhëna për persona të lënduar, ndërkohë që dëmet kanë qenë të shumta, sidomos rreth epiqendrës. Në Tiranë lëkundja është ndjerë deri në 5.4 ballë, ndërkohë që paniku ka mbërthyer sidomos banorët e kateve të sipërme të pallateve.
Tërmeti zgjati 15 sekonda dhe është shoqëruar me 59 pas lëkundje të tjera me intensitet të vogël.

http://www.alblajme.com

About these ads

Diskutim

Ende pa komente.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Figurë Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Google+ photo

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Ndiqe

Merreni çdo postim të ri drejt e te email-et tuaja.

Këtë e pëlqejnë %d bloguesa: