LAJME – NEWS

Kliko te lexosh lajmin i pari

Archive for Korrik 14th, 2009

Mungojnë të pandehurit, shtyhet sërish seanca për ‘Gërdecin’

Posted by arti on 14 Korrik 2009

TIRANË- Shtyhet sërish seanca gjyqësore për dosjen “Gërdeci”, në Gjykatën e Lartë. Mungesa e disa prej të pandehurve në sallë është bërë edhe këtë radhë shkak për shtyrjen e gjyqit, për të cilin gjyqtarët kanë vendosur të mbahet në datën 23 korrik.
Bashkë me mungesën e së paku 10 prej të pandehurve në seancë, trupi gjykues ka konstatuar disa pasaktësi në prokurat e përfaqësimit të avokatëve.
Të pandehur për dosjen e bujshme të Gërdecit janë 29 persona, shumica zyrtarë. Ndërkohë që Gjykata e Lartë ka veçuar dosjen, dhe në të gjykohet vetëm ish ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu, seancat për të cilin gjithashtu janë shtyrë. Herën e fundit për shkak të bllokimit të avokatëve në tunelin e sapoinauguruar Rrëshën-Kalimash.
Familjarët e viktimave të Gërdecit janë ankuar vazhdimisht pas shtyrjeve të seancave, madje kanë kërcënuar me vetëgjyqësi.
“Avokatët nuk u paraqitën në gjyq, pasi ishte bllokuar tuneli “Rrëshen-Kalimash” dhe qenkan në Kukës e nuk mund të vinin duke kërkuar të shtyhet seanca gjyqësore, që Gjykata e pranoi duke e shtyrë për me datën 14 shtator. Kjo për ne, familjarët, do të thotë një vrasje e dytë që na bëhet tashmë nga Gjykata”- thanë ata, fill pas dështimit të seancës së radhës ndaj Mediut.
Nga tragjedia e Gërdecit humbën jetën 26 persona, u plagosën mbi 300 të tjerë dhe u dëmtuan qindra shtëpi.

Posted in Kronike, SHQIPERI | Leave a Comment »