Posted by arti on 7 Korrik 2009
LONDER – Shqipëria, Maqedonia, Bullgaria e vende të tjera të rajonit, rrezikohen nga kolapsi financiar, njësoj si ato Balltike. Të këtij mendimi janë ekspertë të qendrave kërkimore rajonale në kryeqytetin bullgar, Sofje, të cituara nga gazeta “Dayli Telegraf”. Vitin e kaluar, defiçiti i llogarisë korrente të Shqipërisë, arriti në rreth 17% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.
Kjo, nënkupton se vendit tonë, i duhet të kursejë disa qindra miliona euro, për të shmangur zhvlerësimin e lekut dhe destabilitetin financiar. Analistët, vërejnë se monedhat e rajonit, direkt apo indirekt, janë të lidhura me euron. Por, kur fluksi i valutës shteron, siç pritet të ndodhë gjatë 2009-ës, parashikohen pasoja negative. Sipas skenarit më të keq, ekonomia rrezikon të rrëzohet, ndërsa papunësia të rritet.
Posted in Ekonomi, RAJONI, SHQIPERI | Leave a Comment »
Posted by arti on 7 Korrik 2009
TIRANE – Dita e sotme, po dominohet nga moti i kthjellët, në të gjithë territorin, me përjashtim të zonave malore, ku krahas kalimit të vranësirave të lehta, priten dhe shira të dobët.
Sipas shërbimit Meteo-Alb, temperaturat variojnë: në zonat malore 16-25 gradë, në vendet e ulëta 21-34 dhe në bregdet 21-34 gradë celcius.
Posted in PARASHIKIMI I MOTIT, SHQIPERI | Leave a Comment »
Posted by arti on 7 Korrik 2009
TIRANE – Dy persona janë vënë në pranga nga Policia e Tiranës, për flasifikimin diplomash dhe, dokumente zyrtare si dhe vula të pikave doganore. Burime zyrtare nga uniformat blu thanë se, në pranga janë vënë Roland Papaproko 56 vjeç, nga Vlora por me banim në Tiranë dhe Franc Borova, 57 vjeç nga Tirana, i dënuar dhe më parë për këtë vepër penale.
Dy personat e mësipërm janë vënë në pranga në kuadër të operacionit të koduar “Diploma”, pas disa muaj hetimesh të nisa ndaj tyre. Policia tha se, dy personat janë vënë në pranga në flagrancë në momentin kur ishin duke prodhuar një vulë.
Sipas policisë, në sajë të grumbullimit të informacioneve dhe duke përdorur metodat speciale të hetimit u arrit që dy personat e mësipërm të arrestohen gjatë kohës kur po prodhonin një vulë me mbishkrimin “Ministria e Mbrojtjes, Dega Mobilizimit” dhe një Dëftesë Pjekurie të shkollës së mesme të përgjithshme “Partizani”.
Pas kryerjes së veprime hetimore dhe proceduriale janë sekuestruar si prova materiale: Një vule e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë.
Një vulë e Pikës së Kalimit Kufitar Kakavije
Një vulë e Ministrise së Mbrojtjes, Dega Mobilizimit
Dy vula të institucioneve joqeveritare.
Një Diplomë e UT, Fakulteti Ekonomik së bashku me listën e notave.
Tre leje drejtimi të vulosura të paplotësuara që dyshohen të fallsifikuara.
Një sasi materiali fletë gome dhe vegla të ndryshme që përdoren për prodhimin e vulave.
Posted in Kronike, SHQIPERI | Leave a Comment »