LAJME – NEWS

Kliko te lexosh lajmin i pari

Archive for Korrik 6th, 2009

“Gërdeci”, shtyhet seanca ndaj Mediut

Posted by arti on 6 Korrik 2009

TIRANE, 6 Korrik – Sërish është shtyrë gjyqi në ngarkim të ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu. i pritur që të zhvillohet sot në Gjykatën e Lartë, avokatët mbrojtës së ish-ministrit, i kanë bërë kërkesë gjykatës që të shtyhet seanca, pasi nuk mund të ishin të pranishëm.
Shkak sipas avokatëve, është bërë prania e tyre në qytetin verilindor të Kukësit, pasi është mbyllur tuneli dhe nuk mund të vinin në seancën e sotme. Trupi gjykues i kësaj gjykate ka vendosur shtyrjen e seancës, e cila zgjati vetëm 7 minuta. Seanca e radhës është shtyrë për në 14 shtator.

Prokurori i çështjes, ka deklaruar se sjellja e avokatëve ishte jo korrekte, pasi sipas tij koha në dispozicion për ardhjen në Tiranë ishte e mjaftueshme. Ish-ministri i Mbrotjes Fatmir Mediu, dyshohet se është i implikuar në tragjedinë e Gërdecit, ngjarje e ndodhur një vit më parë, ku humbën jetën 26 persona dhe dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur.
Ndryshe nga të pandehurit e tjetë, vetëm Mediu gjykohet nga kolegji penal i Gjykatës së Lartë. Për këtë ngjarje akuzohen 28 persona, midis tyre dhe gjeneral dhe zyrtarë të tjerë të Ministrisë së Mbrotjes. Disa prej të akuzuarve ndodhen në gjendje arresti, si Mihal Delijorgji, administrator i “Albademil”, Ylli Pinari, ish-kreu i MEICO.

Posted in Kronike, SHQIPERI | Leave a Comment »