//
you're reading...
AlbLajme

Të miturit në paraburgim, denoncojnë dhunën e policëve

TIRANE – Pjesa dërrmuese e të miturve, që mbahen në paraburgimin “Jordan Misja”, të Tiranës, ka denoncuar dhunën e ushtruar nga policia, në komisariate.

Një raport i Avokatit të Popullit dhe Komitetit të Helsinkit, ende i pa-publikuar, tashmë i është dorëzuar Ministrisë së Brendshme, Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, organit qëndror të akuzës dhe kryeministrit. Një kopje e siguruar nga Top Channel, tregon se ata, dhunohen fizikisht, në pjesë trupi ku nuk mbeten shenja, kryesisht në shputat e këmbëve, duar dhe në pjesën e pasme të kokës. Të miturit, iu kanë thënë komisionerëve, se sistematikisht, janë përballur me shufra hekuri, shkopinj gome e kabllo elektrikë.

Kjo ka ndodhur gjatë hetimit paraprak, që të sigurohej më shumë informacion, prej tyre. Gjithashtu, denoncohet indiferenca e prokurorisë, kur të miturit kanë folur në gjykatë, për rastet e dhunës.

About these ads

Diskutim

Ende pa komente.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Figurë Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Google+ photo

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Ndiqe

Merreni çdo postim të ri drejt e te email-et tuaja.

Këtë e pëlqejnë %d bloguesa: