//
you're reading...
AlbLajme

Partia Socialiste: Ja si do ti zgjedhim kandidatët për deputetë

TIRANË – Partia Socialiste gjatë Asamblesë së sotme ka vendosur parimet se si do të propozohen kandidatët për deputet ne Zgjedhjet e 28 Qershorit. Ata do të propozohen nga anëtarësia e partisë në çdo qark duke përfshire delegatët e Kongresit si dhe anëtarët e dy forumeve drejtuese në qarqe, Asamblese dhe Kryesise. Po kështu do të merret edhe mendimi i shoqërisë civile e formatuar në bordet këshillimore të qytetareve. Në fund emrat i propozohen Kryetarit të Partisë, i cili firmos.

Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste, forumi më i lartë në harkun kohor mes dy kongreseve, miratoi disa vendime të rendesishme për ecurinë e fushatës elektorale. Anëtaret e asamblesë u shprehen se “konsultimet për zgjedhjen e kandidatit të çdo zone, aktualisht do të drejtohen nga i deleguari i Kryesisë qendrore dhe ne fund kryetari ngarkohet të finalizojë perzgjedhjen me drejtuesit e strukturave të PS-së. Po sot u caktuan edhe të deleguarit e Kryesisë në 12 qarqe të vendit që do të drejtojne procedurat e përzgjedhjes së kandidateve dhe njëkohësisht dhe do të mbikqyrin përgatitjen e strukturave bazë për Zgjedhjet.

Më në fund Asambleja e PS-së, vendosi mbi pikën më të nxehtë politike, zgjedhjen e kandidatëve e debatuar në media dhe ndër qytetarë. Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste miratoi dhe kriteret për përzgjedhjen e kandidateve, një projektvendim për aleancat me forcat e tjera politike për zgjedhjet e pergjithshme, si dhe mandatoi Kryetarin e partise, Edi Rama, për nenshkrimin e marreveshjeve zgjedhore me subjektet politike.

About these ads

Diskutim

Ende pa komente.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Figurë Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Google+ photo

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Ndiqe

Merreni çdo postim të ri drejt e te email-et tuaja.

Këtë e pëlqejnë %d bloguesa: