//
you're reading...
AlbLajme

Meteorologët: Moti në javën në vazhdim, me alternime

TIRANE – Ditet e para te muajit maj jane shoqeruar me temperatura te paqëndrueshme, duke shenuar nje rritje nga dita ne dite prej 7 gradesh. Keshtu dita e shtune, mund te konsiderohet sipas meteorologeve, si nje dite jo karakteristike maji, pasi temperatura ne Tirane shenon vleren mbi 25 grade, nderkohe qe ne bregdet kjo temperature shkon deri ne 27-28 grade. Por edhe pse temperaturat jane te larta dhe favorizuese per te shijuar edhe plazhet ne bregdet sipas meteorologeve rreshjet do te jene te pranishme mbasditen e se dieles.

“Dita e sotme shënon kapërcimin drastik të temperaturës me +7 gradë; në disa zona të veçanta mund të ketë vajtur edhe +8 gradë. Konkretisht në Tiranë presim që temperatura në mesditë të shënojë maksimumin prej 24 apo 25 gradë celcius, ndërsa bregdeti i jugut, kryesisht Saranda dhe gjithë bregdeti deri lart në Vlorë mund të shkojë 26 apo 27 gradë celsius. Temperatura që përjetuam 2-3 ditët e kaluara nuk janë karakteristike të fundit të muajit prill dhe fillimit të majit” shprehet meteorologia Tanja Porja.

Por edhe java qe do te vijë do te shoqerohet nga nje situate sinoptike e paqëndrueshme. “Për javën që vjen, me një vështrim të përgjithshëm, të gjitha paraditet pritet që të jenë të kthjellëta, ndërsa në mesditë do të ketë grumbullime të reve si rrjedhojë edhe muandësia për rreshje do të jetë gjithë pasditet” thotë Porja.

Sipas meteorologeve, stina e veres nga e cila nuk jemi shume larg, parashikohet te jete teper e nxehte, ne vencanti muaji qershor dhe korrik.

About these ads

Diskutim

Ende pa komente.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Log Out / Ndryshoje )

Figurë Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Log Out / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Log Out / Ndryshoje )

Google+ photo

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Log Out / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Ndiqe

Merreni çdo postim të ri drejt e te email-et tuaja.

Këtë e pëlqejnë %d bloguesa: