//
you're reading...
AlbLajme

Shpallen kuotat, këtë vit në Universitetin e Tiranës pranohen 5200 studentë

TIRANE – Në programet e ciklit të parë të studimeve me kohë të plotë, këtë vit, në auditoret e Universitetit të Tiranës, priten të ulen të paktën 5200 studentë. Ky numër konfirmohet nga vetë rektorati i universitetit më të madh në vend, i cili i ka bërë edhe propozimet përkatëse Ministrisë së Arsimit dhe Shkencave, e cila ka tagrin të vendosë më tej për numrin e plotë të pranimeve në këtë institucion në vitin akademik 2009-2010.

Bazuar mbi propozimet përkatëse, dega e cila do të ketë numrin më të lartë të pranimeve edhe këtë vit, do të jetë Drejtësia. Në vitin e ri akademik, UT-ja ka propozuar që, në fakultetin e Drejtësisë, të ulen për herë të parë në auditorët e këtij fakulteti, 700 studentë. Numër të lartë pranimesh do të ketë edhe në Fakultetin e Mjekësisë, ku në programin e studimit Mjekësi e Përgjithshme, këtë vit do të pranohen për të ndjekur studimet në këtë degë 200 studentë. Duke bashkuar këtu edhe degët e Administrim Biznesit dhe Financë Kontabilitet, përkatësisht me 455 kuota pranimi, këto do të jenë edhe programet e studimit, që do të kenë numrin më të lartë të pranimeve në Universitetin e Tiranës, për vitin e akademik 2009-2010.

Krahas studimeve në ciklin e parë me kohë të plotë, Universiteti i Tiranës ka bërë propozimet përkatëse edhe për programet e studimit me kohë të pjesshme ose ndryshe Part-Time. Fakultetet, të cilat do të aplikojnë këto programe në vitin akademik 2009-2010, do të jenë ai i Histori-Filologjisë, i Ekonomisë, i Infermierisë, i Shkencave Sociale dhe Fakulteti i Drejtësisë. Në fakultetin Histori-Filologji, Universiteti i Tiranës ka propozuar 450 kuota pranimi, të ndara këto në mënyrë të barabartë ndërmjet tri programeve të studimit, Gjuhë-Letërsi, Gjeografi dhe Histori. Në Fakultetin e Ekonomisë, degët të cilat do të pranojnë studentë në sistemin Part-Time, këtë vit do jenë Administrim Biznes dhe Financë Kontabilitet, me përkatësisht 100 kuota. I vetmi program studimi në sistemin me kohë të pjesshme që do të ketë kuota të pakufizuara, do të jetë dega e Biologjisë në Fakultetin e Shkencave të Natyrës.

Nëse në dy programet e mësipërme, kuotat e pranimit supozohen të mos pësojnë ndryshime, UT-ja i ka propozuar MASH-it një numër më të lartë pranimesh për studentët që vijnë nga trojet jashtë vendit. Në vitin e ri akademik, Universiteti i Tiranës ka vendosur të pranojë në auditore 210 studentë që kanë mbaruar arsimin e mesëm në Kosovë, Maqedoni, Mal i Zi, Preshevë-Bujanovc.

About these ads

Diskutim

Ende pa komente.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Figurë Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Google+ photo

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Ndiqe

Merreni çdo postim të ri drejt e te email-et tuaja.

Këtë e pëlqejnë %d bloguesa: