//
po lexoni…
AlbLajme

Kembimi, USD fiton 2 pikë. I qëndrueshëm ndaj euros

TIRANE- Monedha shqiptare, leku, pas forcimit kundrejt dollarit javën e kaluar, ka nisur të humbasë pikë gjatë kësaj jave në këmbimet valutore kundrejt dollarit.

Sot më 11 prill rezulton se dollari ka fituar afro 2 pikë kundrejt lekut në këmbimet valutore në krahasim me fillimin e kësaj jave. Një dollar është blerë sot me 98,2 lekë dhe është shitur me 98,7 lekë, ndërsa në fillim të javës një dollar është blerë me 96,4 lekë dhe është shitur me 96,9 lekë. Ndërkohë, dollari është forcuar edhe kundrejt fundjavës së kaluar, kur blihej me 97 lekë dhe shitej me 97,5 lekë. Dollari e ka patur kuotën më të lartë në këmbimet valutore ndaj lekut gjatë vitit të kaluar në muajin nëntor, kur blihej me 96,7 lekë.

Monedha shqiptare, leku, gjatë javës së fundit ka qënë në kuota të qëndrueshme në këmbimet valutore ndaj monedhës europiane, euro.
Sot (11 prill) në tregun valutor, një euro blihej me 129,8 lekë dhe shitej me 130,3 lekë, ndërsa në fillim të kësaj jave një euro blihej me 130,5 lekë dhe shitej me 131 lekë.

Edhe në fundjavën e kaluar ka qënë pothuajse e njëjta situate, kur një euro blihej me 130,6 lekë dhe shitej me 131,1 lekë.
Në krahasim me dy javë më parë, leku ka qënë në të njëjtat kuota këmbimi me euron, pasi blihej me 130,9 lekë dhe shitej me 131,4 lekë.
Në fillim të vitit një euro blihej me 123,3 lekë dhe shitej me 123,8, ndërsa gjatë vitit të kaluar, euro e kishte kuotën më të lartë të këmbimit ndaj lekut në muajin mars, kur blihej me 125,3 lekë.

Diskutim

Ende pa komente.

Lini një koment