//
you're reading...
AlbLajme

Tërmetet në Shqipëri,mungojnë hartat e rrezikut,ndërtimet jo të sigurta

TIRANE – Nëse Shqipëria do të prekej nga një tërmet i ngjashëm në përmasa me atë që goditi qendrën e Italisë, disa ditë më parë pasojat për vendin do të ishin të pallogaritshme. Ekspertët shprehen të alarmuar për sistemin e ndërtimeve dhe urbanizimin e zonave,që sipas tyre pas viteve ’90, nuk janë kryer mbi bazën e hartave të rreziqeve sizmike dhe mikrozonimit sizmik.

Drejtori i Institutit të Gjeoshkencave Ismail Hoxha, shprehet se mungesa e këtyre dy hartave ëhstë një alarm për ndërtimet në Shqipëri. Ekspertët vlerësojnë se vendi ynë hyn tek terrenet me aktivitet të dendur sizmik. Shqipëria, së bashku me Turqinë, Greqinë dhe Italinë, gjithmonë janë prekur nga tërmete të fuqishme, e përpos këtyre në vazhdimësi toka jonë rregjistron lëkundje.

Gjithsesi sipas ekspertit të gjeoshkencave profesor Hoxhës, aktivitetet e nëntokës janë shumë të vështira për t’u parashikuar, e për pasojë nuk dihet se ku dhe kur mund të jetë lëkundja e radhës. Sipas studimeve në rang kombëtar, 3 janë zonat me aktivitete të dendura sizmike në Shqipëri.

Zona e cila historikisht ka regjistruar lëkundje të tokës, është Durrësi- Gjiri i Lalzit- Kavajë, zona tjetër është Elbasan- Librazhd-Dibër dhe Vlorë- Dukat- Himarë. Instituti i Gjeoshkencave raporton tërmetet më të fuqishme që kanë goditur nga 1948-ta vendin tonë. Kështu në këtë vit në Shkodër është regjistruar një tërmet me intensitet 8 ballë sipas shkallës merkali në epiqendër të tij. 1958 një tjetër tërmet është regjistruar në Durrës. Intensiteti në epiqendër 8 ballë. 1959, Lushnja ka përjetuar një tërmet me intensitet 9 ballë sipas merkalit. 1960 lëkundjet e një tërmeti me epiqendër në Korçë arrijnë deri në 9 ballë. 1962 Fieri shënon tërmet me intensitet 8 ballë, po kështu edhe në Sarandë në vitin 1967. Në të njëjtin vit Dibra regjistron një tërmet 9 ballë.

Në vitin 1970 kryeqyteti do të goditet nga një tërmet 7 ballë dhe tërmeti më i fundit i këtyre përmasave raportohet ai i Shkodrës prej 9 ballësh, që i përket vitit 1979.

About these ads

Diskutim

Ende pa komente.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Figurë Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Google+ photo

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Ndiqe

Merreni çdo postim të ri drejt e te email-et tuaja.

Këtë e pëlqejnë %d bloguesa: