//
you're reading...
AlbLajme

Legalizimet në Tiranë, shpërndahen 6000 leje

TIRANE – Agjencia e legalizimeve të zonave informale po vazhdon me ritme të larta shpërndarjen e çertifikatave të pronësisë.

Paraditen e sotme vetëm në Tiranë u shpërndanë lejet e legalizimit për gati 6200 pasuri kryesisht, shtesa apartamentesh.

Vetëm në qarkun e Tiranës numërohen rreth 36 për qind e vetëdeklarimeve për legalizim. Këto janë zyrat ku dokumentacioni i mbledhur në terren dixhitalizohet nga stafi i ALUIZNI-t.

Harta kompjuterike e krijuar jep informacion të detajuar e të saktë mbi çdo objekt që është futur në procesin e legalizimit. Më pas përgatiten dosjet, të cilat miratohet nga KRRTRSH duke i hapur rrugën marrjes së çertifikatës së pronësisë nga qytetarët.

Drejtori i ALUIZNI-t për Tiranën, Agim Berisha thotë se kanë gati afro 6000 mijë dosje të cilat me t’u kryer pagesa nga qytetarët do të hyjnë në tregun formal të pasurive të paluajtshme.

Për ndërtimet në Tiranë, qytetarët duhet të paguajnë 400 mijë lekë për 300 metra katrorë ndërsa për objektet jashtë vijës së verdhë 400 mijë lekë shkojnë për një sipërfaqe prej 500 metrash katrorë.

Drejtues të ALUIZNI-t thonë se qytetarët mund të përfitojnë edhe 20 për qind ulje nga detyrimi monetar nëse pagesën e kryejnë brenda një muaji nga marrja e njoftimit.

About these ads

Diskutim

26 thoughts on “Legalizimet në Tiranë, shpërndahen 6000 leje

  1. ju lutemi na dergoni pergigjen ne qofte se eshte legalizuar….

    Posted by petro topalli | 16 Maj 2009, 23:13
  2. interesohem per legalizimin e baneses sime.Po pagesen e menjehereshme ku duhet tabej.ne pritje te nje pergjigje
    faleminderit

    Posted by ilirjan | 8 Qershor 2009, 23:13
  3. nje pergjigje per procesin deri nw cfaze eshte

    Posted by ilirjan mandro | 8 Qershor 2009, 23:13
  4. dua te shikoj ca behet me legalizimet

    Posted by haki oshafi | 22 Qershor 2009, 23:13
  5. dua te di nqs emri Skender Sina njesia nr .7 Tirane i eshte legalizuar banesa.Ju lutem te ktheni nje pergjigje sa me shpejt te jete e mundur.FLM per mirkuptimin

    Posted by Skendes Sina | 24 Qershor 2009, 23:13
  6. Per cdo informacion mund te drejtoheni te zyrat tona te “Petro Nini Luarasi”.Ose ne internet mund te gjeni vkm.

    Posted by doki | 10 Shtator 2009, 23:13
  7. ne cfare siti mund te shikoj a me ka dale emri ne listen e legalizimeve?

    Posted by klejdi | 7 Nëntor 2009, 23:13
  8. Edhe une interesohem se sa me takon te paguaj per legalizimin e nderteses time

    Posted by Gjergji Kallulli | 11 Dhjetor 2009, 23:13
  9. Ju lutem dua te mesoj ne qfts me ka dal emri tek legalizimet ne adrese rruga JORDAN MISJA,i miratuar sipas vendimit nr.10 date3-2-2003 e ndertimit dhe miratimi i sheshit nr.5 date11-11-2002.

    Posted by majlinda | 8 Shkurt 2010, 23:13
  10. Ju lutem dua te mesojne qoftese me ka dale emri tek legalizimet ne adresen rruga FUAT TOPTANI,NJESA BASHKIAKE NR 2 ,NUMRI I BANESES 096 (afer depos se ujit)

    Posted by sokol | 19 Mars 2010, 23:13
  11. shtese pallati minibashkia nr:3

    Posted by alda ponde | 25 Mars 2010, 23:13
  12. Ju lutem dua te mesoj nqs me ka dal emri per shtese anasore nje kat rruga:Bardhyl nr:18/1 njesia bashkiake nr:3 dt.17/11/2006

    Posted by alda ponde | 25 Mars 2010, 23:13
  13. Interesohem nese me ka dale emri ne listat e legalizimeve.Flm per bashkepunimin.

    Posted by sotiraq ndreko | 31 Mars 2010, 23:13
  14. desha me dit a kan dal legalizimet per komun e vaqarrit pran vilesh 26 ne vishje se kam nje ndertes aty ju lutem ktheni nje pergjigje flm

    Posted by shefqet | 6 Prill 2010, 23:13
  15. dua te di nese me ka dale emri per legalizim shtepie ne emer te Elmi Bajraktari njesia nr 6 tirane

    Posted by Elmi Bajraktari | 8 Prill 2010, 23:13
  16. dua te di nese emri urim mata ka dale per legalizim dhe sa metra katror

    Posted by urim mata | 15 Prill 2010, 23:13
  17. dua te di nese metrat katror jane te sakta ne gazete

    Posted by asllan | 15 Prill 2010, 23:13
  18. duam te dime se pse ka dale vetem emri i njerit per legalizimin e tokes kur ne te dy jetojme se bashku ne nje shtepi por te dy e kemi futur emrin per legalizimin e tokes

    Posted by urim dhe shefki mata | 15 Prill 2010, 23:13
  19. nese mund te me ndihmoni, ku mund te gjej nje liste te sakte te emrave qe kane dale per legalizim ne njesine bashkiake nr 2, tirane

    Posted by ylli bajraktari | 17 Prill 2010, 23:13
  20. DUA TE DI NESE BANESA NE EMER TE AZEM E MUSA NEZAJ ,NJESIA NR7 TIRANE ESHTE LEGALIZUAR.JU LUTEM NA INFORMONI PER KETE TE DHENE SA ME SHPEJT TE JETE E MUNDUR.JU FALEMINDERIT PER MIREKUPTIMIN TUAJ!

    Posted by azem nezaj | 3 Tetor 2010, 23:13
  21. dua te di per legalizimet e shtepiave tek uzina e autotraktorit rruga lanabregas

    Posted by fran | 5 Nëntor 2010, 23:13
  22. Desha te di a jane ber legalizimet te unaza e re?
    Emri ne gazete me kishte dale por nuk e di a kane dale tapite. Faleminderit

    Posted by Pellumb Ismaili | 17 Janar 2011, 23:13
  23. interesohem te di a ka dale lista e re e emrave fitues per njesine bashkiake nr 9?ju lutem na njoftoni faleminderit

    Posted by kozeta | 11 Maj 2011, 23:13
  24. dua te di nese banesa flamur mucaj i ka dal emri per te dreit legalizimi ne lagjen kombinat te rruga e varrezave

    Posted by flamur mucaj | 13 Maj 2011, 23:13
  25. dua te di per listat e reja ne njesine bashkiake nr3 tirane

    Posted by vasil aristidh dhima | 16 Maj 2011, 23:13
  26. Pershendetje!
    Doja te disa nese kane perfituar nga lejet e fundit te legalizimit banoret e njesise Nr.7.

    Posted by renela_xh@hotmail.com | 28 Shtator 2011, 23:13

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Log Out / Ndryshoje )

Figurë Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Log Out / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Log Out / Ndryshoje )

Google+ photo

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Log Out / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Ndiqe

Merreni çdo postim të ri drejt e te email-et tuaja.

Këtë e pëlqejnë %d bloguesa: