//
you're reading...
AlbLajme

Ministria e Brendshme: Ja lista e zgjedhesve te 28 qershorit

TIRANE – Në faqen e internetit të Ministrisë së Brendshme, tashmë është vendosur lista e zgjedhësve të Republikës së Shqipërisë, ku për secilin zgjedhës përcaktohet adresa e saktë dhe qendra e votimit.

Kjo paraqitje është parashikuar në Kodin Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë dhe është në përputhje me udhëzimin e Ministrit të Brendshëm, që parashikon se listat e zgjedhësve duhet të dalin në një lidhje të veçantë në faqen e internetit të Ministrisë së Brendshme.

Gjatë një komunikimi me median për këtë çështje, Zv.ministri i Brendshëm Z. Ferdinand Poni u shpreh se të gjithë qytetarët e interesuar tashmë kanë mundësinë që nëpërmjet kësaj faqeje të mund të gjejnë emrin e tyre me një klikim në listën e zgjedhësve në internet.

-Nxjerrja e listave në faqen e internetit të Ministrisë së Brendshme në kohë dhe kaq saktësisht është një ndihmë e madhe dhe një tjetër plotësim i standarteve të kërkuara nga Kodi Zgjedhor për zgjedhjet që shqiptarët i presin aq shumë të jenë të standarteve të larta, duke garantuar njëkohësisht se këto zgjedhje do të jenë të tilla, çka përbën edhe një hap tjetër drejt integrimit të Shqipërisë në strukturat euro- atlantike.

-Në listat e afishuara në këtë faqe shtetasit do të mund të gjejnë adresën zgjedhore, qendrën e votimit ku do të votojnë si dhe njësinë përkatëse, mjafton të bëjnë disa veprime të thjeshta dhe të shpejta, falë edhe teknologjisë së përdorur. Të gjitha listat e gjeneruara, tashmë janë në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile, on- line apo në aplikimin elektronik që u është dërguar të gjitha njësive dhe presim që duke filluar nga data e sotme të fillojë publikimi i tyre dhe më pas njoftimi i shtetasve, po në format elektronik të standarteve të larta. Kjo listë duke filluar nga dita e sotme është e vlefshme edhe për Komisionin Zgjedhor Qendror,-u shpreh Zv.ministri i Brendshëm Z. Ferdinand Poni, duke theksuar ndërkohë se në më pak se një minutë, është plotësuar një kërkesë shumë e rëndësishme.

Në vazhdën e plotësimit hap pas hapi dhe në mënyrë të konsoliduar të infrastrukturës zgjedhore, Zv. ministri Poni u kërkoi me këtë rast edhe njësive vendore dhe të zgjedhurve vendorë që të bëjnë lajmërimin e shtetasve.

Per te gjithe te interesuarit, te klikojne ne linkun e vendosur ne  faqe, Ministria e Brendshme, http://www.moi.gov.al

About these ads

Diskutim

10 thoughts on “Ministria e Brendshme: Ja lista e zgjedhesve te 28 qershorit

  1. ?

    Posted by gentjan mustafaj | 27 Mars 2009, 23:13
  2. dite e bukur sonte

    Posted by merlint | 1 Maj 2009, 23:13
  3. ZGJEDHJE

    Posted by LEONAT RROKO | 3 Maj 2009, 23:13
  4. lista e zgjedhesve

    Posted by erjon estrefi | 24 Qershor 2009, 23:13
  5. Keto lista jane nje mashtrim i madh. Perse? Kam 17 vjet qe jetoj larg Shqiperise dhe viziten e fundit e kam bere para 3 vjetesh.Perse duhet te jete emri im dhe i mijerave te tjereve ne listen e zgjedhesve, qe nuk jane regjistruar te votojne dhe praktikisht nuk posedojne adrese banimi aty. Eshte thjeshte nje hipokrizi e qeverise duke i mbushur listat me te larguarit prej kohesh. Po shpallja e listave online, ne Internet, eshte nje tjeter cmenduri e kesaj qeverie?

    Posted by OHRI | 24 Qershor 2009, 23:13
  6. emrin per votim

    Posted by safet veiz | 26 Qershor 2009, 23:13
  7. JAM NJE ANTAR I PD TE RAJONIT NR 5 NE ELBASAN DHE SHUM ANTAR TE TJERE, KEMI SHUME REZERVA NGA PD E ELBASANIT PER SHUME ARSYE, SI PER RESPEKTIMIN E KETYRE ANTAREVE QE PUNOJNE PER KETE PARTI, DHE ME NE FUND MBAROJNE PUNE DHE FLAKEN NE RRUGE. DHE ME E KEQJA QE KRYETARI I RI I RAJONIT JULJAN MARKU ESHTE NJE KRYETAR I PA AFTE DHE NJERI INTRIGANT QE NUK E DO NJERI NE KETE RAJON. QYTETARET E KETIJ RAJONI ANKOHEN PER DITE PER KETE NJERI DHE SHPREHEN QE PER AQ KOHE QE DO JETE KY NJERI NE KETE RAJON, NE NUK DO I JAPIM VOTEN PD POR ME SHUM DHE ME E KEQJA ESHTE SE KRYETARI I PD ELBASANIT E PERKRAH KETE NJERI, PER SHUM INTERESA TE TIJ . POR KRYETARI I PD DO TA MARI PERGJIGJEN NE ZGJEDHJET LOKALE.POR I BEJME THIRJE TE DELEGUARIT NGA PDSH PERFAQESOJNE ELBASANIN QE TE MARIN MASA NE KETE RAJON DHE TE VENE NJERES QE PUNOJNE NE TE MIREN E PD DHE JO NJRES QE TA SHKATAROJNE ATE. ISHALLA DEGJOHET KY SHKRIM.

    Posted by FADIL PROI | 28 Prill 2010, 23:13
  8. te shkoje e te votoj ai qe e ndjen veten qytetare i atij vendi ku banonse un kam 20 vjet qe kontriboj per qytetin e durresit dhe akoma nuk jam qytetar i ketij qytetipasi asnje qeveri nuk interesohet per qytetaret me i ndihmuar po po per tu mare taksat te paret jan ??>??/>.?

    Posted by bushi | 10 Prill 2011, 23:13
  9. dua te di adresen ku do votoj

    Posted by gezim | 7 Maj 2011, 23:13
  10. si dot kalojn zgjedhejet sot ne shpri

    Posted by remia | 9 Maj 2011, 23:13

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Figurë Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Google+ photo

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Ndiqe

Merreni çdo postim të ri drejt e te email-et tuaja.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: