LAJME – NEWS

Kliko te lexosh lajmin i pari

Archive for Mars, 2009

Berisha: Ramiz Alia do më vriste mua dhe Rugovën në ‘91. Beogradi ka gisht te piramidat e ‘97-s

Posted by arti on 31 Mars 2009

Nga Berat Buzhala & Ilir Mirena

Kur President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ishte republikani Ronald Regan, një kongresiste demokrate e pat quajtur atë “Teflon President”. Prej atëherë, titullin “teflon”, mediat e rezervojnë për ata politikanë, ose fytyra publike, që janë imunë ndaj shkrimeve dhe kritikave. Opinioni, për arsye të panjohura, i dashuron disa personalitete. Përndryshe, tefloni është një material kimik sintetik, që, mes tjerash, përdorët tek enët e kuzhinës dhe mundëson që ushqimet e fërguara aty të mos ngjitën.

Për Kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha, nuk ka pasur kurrë shumë kritika në raport me Kosovën. Por, edhe ato që kanë qenë, opinioni publik i Kosovës nuk i ka përfillur.
Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, i ka dhënë një intervistë të gjatë Gazetës Express. Është kjo një prej intervistave shumë të rralla që Berisha jep për mediat e shkruara.

Ai ka folur për lidhjet e tij me Kosovën, prej kur ka filluar të mbajë mend.

Express: Prej politikanëve të Shqipërisë, pa dyshim se jeni më i popullarizuari në Kosovë. Ju kanë parë me simpati edhe kur keni qenë President i Shqipërisë, edhe lider i opozitës, e edhe tash si Kryeministër. Çka ka thënë Kosova për ju?

Berisha: Vendi ku kam lindur unë është vetëm dy-tre kilometra larg prej Kosovës. Kam jetuar afër Ponashecit, Morinës dhe fshatrave tjera andej kufirit. Kosova, ndoshta, ka qenë tema e vetme politike për çfarë është folur tek ne. Lidhje familjare të afërta me Kosovën nuk kam, por shumë të tjerë të rrethit tim kanë. Unë kam përcjell me interesim shumë të madh zhvillimet që filluan të ndodhin në Kosovë në vitet ‘60. Mirëpo, një rol negativ në ketë drejtim luante regjimi komunist shqiptar, që pothuajse zyrtarisht i ka kërkuar elitës politike në Kosovë që të mos pranonin statusin e Republikës, sepse nuk duhet të kishte dy shtete shqiptare. E vërteta ishte shumë djallëzore. Regjimi në Shqipëri e dinte se një Republikë e Kosovës, me të drejta më të mëdha, që do të ishte më e hapur, do ta dëmtonte shumë Shqipërinë. Normalisht, kjo tezë u shkonte shumë për shtati serbëve. Por, kjo nuk është se nuk ka qenë një tezë e shtruar për diskutim në mes të autoriteteve të Kosovës dhe atyre të Shqipërisë në vitet ‘70.

Express: A ekziston e dëshmuar diku kjo gjë? Pra, që autoritetet e Kosovës dhe ato të Shqipërisë kanë folur për ketë temë?

Berisha: Takimet janë mbajtur këtu në Tiranë. Në Fakultetin e Historisë.

Express: Kush është njeriu i parë nga Kosova që keni njohur?

Berisha: Nuk di cili ka qenë i pari. Por, treva ku unë kam lindur njihet si Malësia e Gjakovës. Kam pasur miq në Kosovë.

Express: Ju nuk keni qenë në Kosovë deri pas përfundimit të luftës…

Berisha: Asnjëherë. As edhe një herë nuk kam qenë. Kolegët e mi vinin, por nuk kam bërë asnjë përpjekje, sepse ndoshta do të vija. E përcillja nga këtu.

Express: Pas përmbysjes së komunizmit, Kuvendi i Shqipërisë pat njohur pavarësinë e Kosovës. A besonit ju në asokohe se vërtet do të bëheshim një ditë shtet, apo kjo ishte vetëm sa për t’u thënë shqiptarëve se po bënit maksimumin?

Berisha: Unë, para se të vendosja definitivisht të futesha në politikë, bisedova me studentët që kisha. Kisha dilemë nëse duhej lënë profesionin e mjekut apo të futesha në politikë. Në fund, vendosa për politikën. Ishin dy arsye: të drejtat e njeriut dhe çështja e Kosovës. Regjimi i Ramiz Alisë në atë kohë i kishte shkrirë të gjitha marrëdhëniet me Sllobodan Millosheviqin. Ka qenë një situatë e rëndë për Kosovën. Njësite gjysmë terroriste në Shqipëri dëshironin ta vrisnin Ibrahim Rugovën në vitin 1991.

Express: Kush dëshironte ta vriste Rugovën?

Berisha: Shqiptarët e Ramiz Alisë. Ekzistojnë dokumente për ketë. Kanë dashur ta vrasin atë dhe mua në Vilë, në vitin 1991, me arsyetimin se po flisnim kundër Enver Hoxhës.

Express: Si është e mundur kjo, kur në vitin 1991 Ramiz Alia u kishte mundësuar të rinjve shqiptarë që të vinin në Shqipëri dhe të ushtroheshin për luftë. Një grup ishte stërvitur këtu. Kishte një marrëveshje…

Berisha: Ishte grupi i parë që erdhi për stërvitje në atë kohë dhe të gjithë ata përfunduan në burgje, kur u kthyen në Kosovë. Të gjithë u arrestuan për një natë. Dikush nga këtu ua dërgoi listat autoriteteve serbe. E përgatitën që të binin të gjithë në duart e policisë sekrete serbe. Mund të bëhet një kontroll i arkivit. Ranë të gjithë dhe u mërzita shumë.

Express: Ju e fajësoni Qeverinë e Ramiz Alisë?

Berisha: Po kush, kë të fajësoj unë? Si shkuan ata? U stërvitën këtu dhe shkuan që të gjithë aty, ranë njëri pas tjetrit. I kanë torturuar në mënyrën më çnjerëzore. I di unë që të gjitha, sepse i ndiqja. Për ketë aspekt, ju them unë. Ky regjim në Tiranë, për 45 vjet, gjahun e parë kanë pasur mbi kosovarët të cilët ishin armiq, ishin titistë. Dhe burgjet, po të marrësh përqindjen e të burgosurve politikë në Shqipëri dhe përqindjen e kosovarëve në Shqipëri, ata ishin përqindja e parë. Udhëheqja politike e Tiranës ka pasur një shqiptaro-fobi ndaj shqiptarëve të Kosovës. Në demonstrata e 81-shit nuk patën çka t’u bëjnë, sepse fillimisht ishin tërësisht kundër tyre.

Express: Por, për këto demonstrata regjimi në Tiranë e bëri një ndryshim. Reagoi pas një jave….

Berisha: Erdhi Bije Vokshi, e cila solli mesazhin për këto demonstrata. Ajo erdhi me një kredibilitet, sepse kishin respekt për të. Por, ditët e para Tirana zyrtare nuk ka pasur asnjë deklaratë për lëvizjen. Heshti një javë, sepse nuk vazhdoi dot, se vazhduan demonstratat. Ky është realiteti i tyre. Regjimi komunist kishte krijuar një klimë shumë të disfavorshme për Kosovën. Edhe më tej ajo klimë vazhdoi, ideja se mos Kosova po na dëmton ne. Por, ajo nuk shkoi në atë mënyrë, ajo ishte një çështje kombëtare, Kosova nuk ishte një çështje e huaj, ishte çështje e çdo shqiptari. I kam takuar këta të LPK-së në Zvicër, para mandatit tim, i takoja, më dhimbseshin, i doja. Kishin përkushtim, nuk mund të mohoj përkushtimin e tyre. I gjeja duke jetuar në kushte të mjera, por me një përkushtim total. Ishin njerëz të përkushtuar.

Express: Ke provuar t’i bindësh për regjimin e Enver Hoxhës?

Berisha: Prit, prit… Kur u hap shteti shqiptar, i thashë të ndjerit Presidentit Rugova se duhet të takohesh me ta. Kishte mbrapshtanë në mes tyre, është tjetër ajo, por ama ata ishin njerëz që sakrifikonin. Vërshonin nga e gjithë Evropa për t’u mbledhur në Gjenevë. Ato klube dhe ato organizata që i kishin, i përdornin në funksion. Sapo fitova zgjedhjet, i kam pritur, kam kërkuar edhe nga z. Rugova që ata të integroheshin në jetën politikë. Kjo është e vërtetë. Besimi i tyre te Enver Hoxha ishte i gabuar, por përkushtimi i tyre për Kosovën ishte për t’u vlerësuar.

Express: Pas burgosjeve që ndodhën në Kosovë, gjatë presidencës suaj është ndërprerë aktiviteti mes tyre. Pse me njërin sy jeni bërë se nuk po i shihni, keni pasur një obligim ndaj bashkësisë ndërkombëtare?

Berisha: Jo tamam. Nuk është ndërprerë. Nuk kam pasur një kontroll mbi ta, por nuk është ndërprerë. Por u mërzitëm shumë herën e parë kur u arrestuan. Kur u kapën me listë.

Express: Kur ishte takimi juaj i parë me Ibrahim Rugovën, cili ka qenë mendimi i tij për regjimin?

Berisha: Si një politikan kryesor kosovar, ishte tërësisht pro lëvizjes demokratike. Por, natyrisht, derisa regjimi ishte në fuqi, ai e kishte një sens që duhej të fliste edhe me regjimin, mirëpo ka qenë i pa ekuivok në mbështetje të lëvizjes demokratike. Dhe kjo ishte njëra prej arsyeve që donin ta ekzekutonin në vilë.

Express: Prej vitit 1992-1996, Presidenti Rugova në të gjitha vizitat që ka bërë jashtë Kosovës, ka ndaluar në Tiranë. Ka pasur një hapësirë të madhe mediale këtu. Ka qenë një bashkëpunim i jashtëzakonshëm me ju, por pastaj ndodhi një ftohje. Pse?

Berisha: Gjërat duhet parë në tërësi. Rugova, i cili e mëshiroi në një – politikanin dhe misionarin. Misionarin, pothuajse në kuptimin religjioz dhe mistik të fjalës. Rugova në karrierën e tij politike dhe në personalitetin e tij, ka disa merita të papërsëritshme në historinë e kombit, jo vetëm për Kosovë, por për mbarë kombin. Njëra prej tyre është se ai paraqiti më të pabesueshmin për shqiptarin – Gandin. Tërësisht jashtë filozofisë sonë. Qindra mijëra herë mendoja se si ka mundësi që e gjeti këtë durim. E mori Kosovën nga barakat, ku ishte selia e Lidhjes Demokratike, dhe e dërgoi në Shtëpinë e Bardhë, në Zyrën e Bill Clintonit. Thosha çka do të ndodhte po të ishte dikush tjetër në vendin e tij? Ka qenë një periudhë kur Beogradi u ngrit në këmbë për ta rrëzuar Millosheviqin, në vitin 1996. Unë e konsideroja Millosheviqin si të keqën më të madhe. Pra, ka qenë kjo periudhë që kam menduar që kur u ngrit Beogradi kundër Millosheviqit të ngrihej edhe Kosova, por nuk kam pasur asnjë problem tjetër me Rugovën.

Express: E konsideroni të ngutshme ketë tendencë tuajën për të marrë pjesë në demonstrata për rrëzimin e Millosheviqit në vitin 1996, gjë e cila u kundërshtua me forcë prej Ibrahim Rugovës?

Berisha: E vërteta është se në atë kohë Millosheviqit ishte forcuar tej mase, sepse kishte marrë fuqi pas nënshkrimit të marrëveshjes së Daytonit. Nuk mund të them se çka do të ndodhte po të ngrihej Kosova, por unë isha kundër çfarëdo lidhje tjetër të Kosovës me Serbinë, përveç që të organizoheshin demonstratat paqësore. Me demonstrata mendova se mund të lëkundej Millosheviqit, por faktikisht ndoshta Rugova pati të drejtë, sepse më vonë u pa se ato demonstrata nuk e dhanë atë që pritej. Millosheviqi ia doli në një mënyrë prej demoni të japë një zgjidhje politike dhe ta përdorë atë për vete. Të ndjerit Gjingjiq i dha Beogradin, por e rrëzoi. Ishte një situatë krejt tjetër. Në pikat tjera kemi qenë të ngjashëm më Rugovën. Disa herë të unë kanë ardhur boshnjakët dhe kroatët që kërkonin ta nisnin një front të ri lufte në Kosovë. Mendonin se po të hapej edhe në Kosovë fronti, do të mundej Serbia. Unë kam qenë kundër, Rugova ka qenë kundër, kemi pasur ide të njëjta. Rugova ishte një lider unik. Ai e themeloi partinë e parë anti-komuniste në Ballkan dhe arriti ta shtyjë idenë e tij. Ibrahim Rugova, edhe përkundër qëndrimeve të tij për luftën dhe UÇK-në, por fakti që miku im nuk e tradhtoi kurrë vetën e bëri atë të jashtëzakonshëm. Ishte konsistent në linjën e tij paqësore. Askush nuk mund ta qortojë. Një njeri që qëndroi vetja e tij. Është unik, arriti t’i kundërvihet luftës dhe do të zgjidhej në mënyrë plebishitare po të votohej për President pas luftës. Çfarë pati? Gradualisht u shndërrua në simbol besimi dhe nuk hoqi dorë kurrë nga pavarësia.

Express: Ju në atë kohë, në vitin 1996, e kishit një lidhje me Adem Demaçin. Edhe ai në një farë forme ishte për demonstratat e vitit 1996, mandej ai kishte ardhur në Shqipëri për t’ju mbështetur juve për ndryshimin e Kushtetutës në Shqipëri?

Berisha: Unë e kam pasur mik Demaçin. Ai që në fillim erdhi në Shqipëri dhe u pendua se kishte gabuar në raport me Enver Hoxhën. Por jo vetëm unë, edhe ata që po luftonin për lirinë e Kosovës, i dhanë atij një pozicion shumë të rëndësishëm. Dhe kjo gjë nuk ishte pa leverdi, sepse kishte nevojë për figura të rëndësishme. Më duket se ai nuk ishte në nivelin që u prit prej tij. Arsyen nuk e di.

Express: Kur filloi lufta në Kosovë, në vitin 1997, ju ishit në opozitë. Në anën tjetër, shteti shqiptar ishte buzë kolapsit. Ka teori që thonë se lufta e Kosovës dhe trazirat e Shqipërisë kanë një lidhje. U hapën depot dhe numri më i madh i tyre kaluan në Kosovë. A besoni që ka një lidhje në mes të këtyre dy ngjarjeve?

Berisha: Tani… armët do të kalonin në Kosovë, me depo apo pa depo, nuk ka asnjë dyshim. Por, a pat gisht Beogradi në skemat piramidale, të dhënat e mia thonë se po. Sa për armët, nuk janë problem i një lufte më komplekse….

Express: Si është e mundur z. Berisha që në kohën kur nisi lufta, kufirin Kosovë – Shqipëri e kalonin në këmbë mijëra veta, kurse Serbia nuk e merrte asnjë hap për ta stopuar sjelljen e armëve në Kosovë. Më vonë, kjo gjë ishte bërë gati e pamundshme. Pra, pse shteti serb fillimisht lejoi që në Kosovë të futeshin armë?

Berisha: Gjatë gjithë kohës Millosheviqi e ka pasur një qëllim, ndarjen e Kosovës. Nuk ka menduar kurrë që ta ketë tërë Kosovën. Mendonte në një ndarje që do të ishte shumë e dhimbshme dhe fatale për shqiptarët. Millosheviqit mendoi që në proces e sipër do ta realizojë ketë gjë. Ndaj edhe ai, nuk them se nuk e mirëpriti por as nuk e keqpriti sulmin e shqiptarëve në këtë moment. Sepse ai mendonte se Kosova mund të ndahej vetëm me luftë. Për vite të tëra, ai u përpoq me çdo kusht, mobilizoi shumë faktorë ndërkombëtarë. Hartat vinin e shkonin. Ai mendoi se nëpërmjet frontit do të mund ta ndante. Por, e bëri një kalkulim fatal.

Express: A është e vërtetë se një numër i armëve ka kaluar në Kosovë prej shtëpisë suaj në Tropojë?

Berisha: E vërteta është se shtëpia ku kam lindur, me aprovimin tim, ishte shndërruar në bazë të UÇK-së.

Express: E keni pasur më lehtë sepse keni qenë në opozitë?

Berisha: Jo, jo. Në atë kohë kishte ardhur Paddy Ashdown, si përfaqësues i Tony Blair, dhe në mes tjerash më tha: ‘Të të pyes diçka hapur: A je ti komandant i UÇK-së?’. I thashë – jo. Më pyeti ‘po shtëpia jote që është shndërruar në shtab të UÇK-së’, e unë i thashë se shtëpia është e hapur për miq dhe e kemi zakon t’i presim. Mandej më tha se çka t’i thoshte Kryeministri Blair. I thashë, thuaj ‘le t’i ndihmojë UÇK-së sa të mundet’.

Posted in SHQIPERI | Shenjëzuar: | Leave a Comment »

Aksion ndërkombëtar, arrestohet banda e drogës, mes tyre shqiptarë

Posted by arti on 31 Mars 2009

TRENTO- Policia italiane në bashkëpunim me atë të Hollandës janë duke realizuar një aksion ndërkombëtar për kapjen e një bande të rrezikshme droge, ku mes të arrestuarve ka edhe shumë shqiptarë. Mediat e huaja bëjnë të ditur se deri tani janë prerë 29 urdhër arreste si dhe janë sekuestrua 75 kg drogë. Sipas policisë italiane, banda vepronte në Itali, Hollandë si dhe në vende të Ballkanit, si Shqipëri, Bullgari, Maqedoni. Në kuadër të këtij operacioni janë arrestuar 22 persona, ndërsa 7 të tjerë janë në ndjekje nga policia. Të arrestuarit e deritanishëm janë shtetas shqiptarë, maqedonas, sllovenë dhe italian.

Operacioni i koduar ‘Apuleio’ është pjesë e një hetim të drejtuar nga drejtoria e antimafias e Trentos. Ata kanë arritur të identifikojnë dhe më pas të kapin disa nga pjesëtarës e bandës e cila importonte kokainë nga Holanda, dhe heroinë nga Maqedonia e Shqipëria drejt Itali. Hetimet nisën qe në dhjetor të 2007 dhe janë denoncuar 46 persona.

Në kuadër të këtij operacioni janë arrestuar deri tani 22 persona në flagrancë dhe janë sekuestruar rreth 60 kg heroinë dhe mbi 15 kg kokainë, në një vlerë prej rreth 110 milionë euro si dhe 12 makina.

Media italiane shkruan sot se prokurorët kanë prova për të konfirmuar shitjen e mbi 50 kg kokainë dhe 19 kg heroine nga kjo bande. Nderkohe jane sekuestruar sot rreth 61 kg heroinë dhe mbi 15 kg kokainë, në një vlerë prej rreth 110 milionë euro si dhe 12 makina.

Posted in SHQIPERI | Shenjëzuar: | Leave a Comment »

Hyn ne fuqi MSA me Bashkimin Evropian

Posted by arti on 31 Mars 2009

TIRANE – Sot hyn ne fuqi Marreveshja e Stabilizim-Asociimit me Bashkimin Evropian.

Me hyrjen ne fuqi te MSA-se, nje nga detyrimet eshte ngritja e strukturave te perbashketa BE–Shqiperi, te cilat do te mbikeqyrin zbatimin dhe realizimin e saj. Sipas ministres se Integrimit, Majlinda Bregu, hyrja ne fuqi e MSA-se eshte edhe fillimi i nje etape te re mes Shqiperise dhe BE-se.

Nga sot do te kete levizje te lire te mallrave dhe punonjesve qe jane te punesuar ligjerisht ne vende te BE-se, duke pasur te njejtat aksese me qytetaret e vendeve te tjera.

Zbatimi i Marreveshjes se perkohshme eshte kryer ne drejtim te lehtesimit te tregtise dhe respektimit te preferencave dhene operatoreve prodhues e tregtare ne import dhe eksport, ashtu edhe ne drejtim te zbatimit te ligjit, parandalimit te shkeljeve te legjislacionit doganor dhe dispozitave te Marreveshjes se perkohshme.

Fale hyrjes ne fuqi te kesaj marreveshjeje, Shqiperia do te kete nje sere perfitimesh, mes te cilave veçohet levizja e lire e mallrave dhe levizja e lire e punetoreve.

MSA parashikon vendosjen e nje zone tregtie te lire mes Komunitetit Evropian dhe Shqiperise, qe do te thote se palet do te krijojne nje hapesire te perbashket ku mallrat, personat, sherbimet dhe kapitalet do te qarkullojne lirshem, pa barriera fizike dhe teknike.

Posted in SHQIPERI | Shenjëzuar: | Leave a Comment »

NATO, depozitohen sot instrumentat e ratifikimit

Posted by arti on 31 Mars 2009

USHINGTON – Shqipëria dhe Kroacia depoziton sot, në Departamentin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, instrumentet e ratifikimit të aderimit në NATO.

Ministri i Jashtëm Basha, ka udhëzuar Ambasadorin e Shqipërisë në Uashington, të depozitojë instrumentin e ratifikimit të Aderimit të Shqipërisë në Traktatin e Atlantikut të Veriut në Departamentin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Shqipëria dhe Kroacia u ftuan për të aderuar në NATO në Samitin e një viti më parë në Bukuresht. Protokollet e anëtarësimit u nënshkruan nga ambasadorët e vendeve anëtare të NATO- s në korrik të vitit 2008 dhe në një kohë rekord në historinë e Aleancës ato u ratifikuan nga Parlamentet e 26 vendeve anëtare të saj, çka bëri të mundur ftesën zyrtare të anëtarësimit të Shqipërisë dhe Kroacisë në NATO.

Kështu, në Samitin e Strasburg/Kehl, Shqipëria merr pjesë si anëtare e Aleancës politike dhe ushtarake më të fuqishme që ka njohur historia.

Posted in SHQIPERI | Shenjëzuar: | Leave a Comment »

Banoret e Orikumit proteste per tokat

Posted by arti on 31 Mars 2009

VLORE – Nje grup banoret te Orikumit kane bllokuar hyrjen e punonjesve te bashkise, ne institucion.

Rreth 50 persona ndodhen rreth nderteses, duke shprehur ne kete menyre protesten per ndertimin e objekteve ne tokat e tyre.

“Pallate te reja po ndertohen nga pronare, qe i kane marre trojet me ligjin 7501″, thone pronaret e vertete te tokave.

Banoret kerkojne qe te kompensohen financiarisht ose fizikisht per trojet e tyre.

Posted in SHQIPERI | Shenjëzuar: | Leave a Comment »

Bie nga lartësia 6 metra, shpëton 84-vjeçarja

Posted by arti on 31 Mars 2009

DURRES – Një grua e moshuar i ka shpëtuar dje vdekjes, pasi u rrëzua aksidentalisht nga një lartësi prej 6 metrash.

Burime zyrtare nga drejtoria e Policisë së Qarkut të Durrësit bënë të ditur se ngjarja ndodhi mbrëmjen e kaluar në lagjen 4 të qytetit të Durrësit, kur 84-vjeçarja Veno Idrizi, e cila po nderte rrobat në taracën e pallatit ku banon, u rrëzua në hapësirën mes dy godinave.

Ajo u dërgua menjëherë në spitalin rajonal të Durrësit dhe sipas mjekëve, me gjithë frakturat e shumta në trup dhe në gjymtyrë, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Posted in SHQIPERI | Shenjëzuar: | Leave a Comment »

Shpresat shqiptare, sot sfida kundër Skocisë

Posted by arti on 31 Mars 2009

GLLASGOU – Shpresat shqiptare luajnë diten e sotme në orën 17 e 30 minuta ndëshjen e dytë, brenda katër ditësh kundër Skocisë, këtë herë në stadiumin e “Falkirkut”.

Arbitër i këtij takimi është hungarezi Shabo. Me skuadrën kuqezi është ribashkuar sot edhe sulmuesi Vilford Hysa, që mungoi të shtunën në Elbasan. Trajneri skocez, Billi Stark ka deklaruar sot, se edhe pse skuadra e tij fitoi në Shqipëri 1-0, Shqipëria mund t’i hapë probleme në vendin e tij.

Ai veçoi mes lojtarëve shqiptarë, të rrezikshmin, siç tha, Jahmir Hyka.

Posted in SHQIPERI | Shenjëzuar: | Leave a Comment »